• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ministri Vengu në Komandën e Forcës Tokësore: Vëmendja ndaj personelit ushtarak në qëndër të planeve të modernizimit

08/19/2024
in Aktuale, Slider
Ministri Vengu në Komandën e Forcës Tokësore: Vëmendja ndaj personelit ushtarak në qëndër të planeve të modernizimit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, shoqëruar nga SHSHPFA Arben Kingji, vizitoi Komandën e Forcës Tokësore në Zall Herr.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Forca jonë tokësore ka qenë në pararojë të transformimeve modernizuese që prej anëtarësimit në NATO dhe mban sot peshën kryesore të kontributeve tona në sigurinë kolektive dhe në misionet jashtë vendit”, theksoi Vengu në fjalën e tij përshëndetëse para shtabit dhe efektivëve.

Kjo peshë specifike e Forcës Tokësore reflektohet dhe në angazhimin e saj në mbështetje të operacioneve të mbrojtjes civile dhe adresimit të fatkeqësive natyrore me 4500 efektivë pjesëmarrës në operacione të ndryshme në mbarë vendin, që prej fillimit të vitit 2024.

Ministri u ndal tek rendësia e ofrimit të një mbështetjeje të gjithanshme për personelin tonë ushtarak: “nuk mund të kemi programe modernizimi dhe rritje kapacitetesh të suksseshme pa vendosur në qendër të veprimtarisë sonë personelin tonë ushtarak. Kjo përbën një përparësi të qeverisë Rama, për një personel ushtarak të mirë trajnuar, të mirë pajisur dhe të mirë paguar”.

Me rastin e prezantimit të ecurisë së proceseve të rekrutimit, Ministri nënvizoi se rritja e interesit për rekurtimet afërsisht 50% më shumë se viti i kaluar dhe rekordi i aplikimeve të këtij viti për Akademinë e Forcave të Armatosura me 1114 aplikues për 70 kuota studimi është një sinjal pozitiv që tregon se Forcat e Armatosura janë një pol tërheqës për gjeneratat e reja, në të gjithë gamën e profesioneve dhe karrierës prestigjioze që ofrojnë Forcat e Armatosura.

“Ky sinjal duhet mbështetur duke ofruar më shumë meritokraci, mundësi zhvillimi profesional dhe më shumë siguri ekonomike për familjet e efektivëve tanë”, u shpreh Vengu.

Në kuadër të takimit njohës me shtabin e Forcës Tokësore, Ministri Vengu i uroi gjithashtu suksese në detyrën e re zv.Komandantit të sapoemëruar të Forcës Tokësore, Gjeneral brigade Altin Kurti.

Related

Tags: Komanda e Forces TokesoreMinistri Venguvizite
Previous Post

Pas ndarjes, Luana Vjollca ‘shpërthen’ me linjat bombastike në Mykonos

Next Post

Eva Buzo përshkroi me sukses Adriatikun, Spiropali: 92 km në 34 orë, ushtrim i jashtëzakonshëm që na emocionoi të gjithëve

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.