• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ministria e Financave: Rriten me 30,3 miliardë lekë të ardhurat në 7 muaj! Përveç fitimeve të bizneseve, tatimet e tjera janë në rritje

08/20/2024
in Ekonomi
Ministria e Financave: Rriten me 30,3 miliardë lekë të ardhurat në 7 muaj! Përveç fitimeve të bizneseve, tatimet e tjera janë në rritje
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Më shumë se 402 miliardë lekë janë mbledhur nga janari deri në korrik nga tatimet e taksat. Krahasuar me vjet të ardhurat janë rritur me 8.2%, ku kontributin më të madh e ka dhënë turizmi, konsumi dhe rritja e pagave të administratës

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Afro 30. 3 miliardë lekë, më shumë para ka mbledhur arka e shtetit në 7 muaj më raport me janar-korrikun e vitit të kaluar. Ministria e Financave raporton se të ardhurat gjatë kësaj periudhe janë rritur me 8.2%, dhe në total janë mbledhur 402 miliardë e 514 milionë lekë.

Bumi turistik, shtimi i konsumit dhe rritja e pagave kryesisht të administratës, kanë ndikuar në rritjen e të hyrave në buxhet.

Sipas të dhënave nga tatimet janë mbledhur 130.3 miliardë lekë, duke tejkaluar me 12.9 miliardë lekë shifrat e vitit të kaluar, por edhe planifikimet e këtij viti. Rritja e pagave ka pasur rolin kryesor pasi nga tatimi mbi pagat janë arkëtuar 38.1 miliardë lekë, duke kapërcyer planin dhe duke u rritur me 15.3% krahasuar me shtatë-mujorin e 2023-shit.

Rritja e pagave ka sjellë automatikisht më shumë para në arkën e shtetit nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të cilat në 7 muaj arritën në 92 miliardë lekë ose 9.6 miliardë lekë më shumë se vjet.

Si rezultat i shtimit të konsumit janë rritur me 23.7% të ardhurat nga TVSH-ja në 7-mujor kanë arritur në 32.7 miliardë lekë. I vetmi tregues me rënie është fitimi i bizneseve, pasi të ardhurat nga tatimi mbi fitimin arritën në 36.1 miliardë lekë rreth 2.2 miliardë lekë më pak se vjet.

Ndërsa nga doganat në këto 7 muaj janë mbledhur 131.2 miliardë lekë, ku vetëm nga TVSH-ja janë arkëtuar 89.5 miliardë lekë, afro 6.6 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Po ashtu janë mbledhur 34.9 miliardë lekë nga akciza, ndërsa në rritje janë edhe të ardhurat nga renta minerare, apo taksat doganore. Rritja e të ardhurave doganore ishte e pritshme për shkak edhe të volumit të lartë të importeve krahasuar me vjet.

Sa i takon shpenzimeve, ato arritën në 347.5 miliardë lekë në periudhën 7- mujore ose 20.5 miliardë lekë më shumë se vjet. Edhe tek shpenzimet ndikim ka dhënë rritja e rrogave për administratën në 1 korrik, që ka shtuar edhe kostot në buxhet.

Related

Tags: Ministria e Financaveperformanca 7-mujore
Previous Post

U njohën në serialin “Yali Çapkini”, celebrohen aktorët Ersin Arici dhe Beril Pozam

Next Post

Prokuroria e Durrësit nis hetimet për Veprën Penale “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara” mbi ngarkesën e nisur nga Porti i Durrësit

Lajme të ngjashme

BERZH miraton huanë 30 milionë euro për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë

BERZH miraton huanë 30 milionë euro për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë

by redaktor2
08/05/2025
0

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka njoftuar këtë të martë, më 5 gusht, se do të mbështesë ndërtimin dhe...

Skema Kombëtare e Investimeve 2025, Denaj: Mundësi të reja për fermerët, agropërpunuesit dhe sektorin e agroturizmit!

Skema Kombëtare e Investimeve 2025, Denaj: Mundësi të reja për fermerët, agropërpunuesit dhe sektorin e agroturizmit!

by redaktor2
08/04/2025
0

Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ka hapur mundësi të reja për fermerët, agropërpunuesit dhe sipërmarrësit e sektorit të agroturizmit. Kjo...

Ministri Petrit Malaj apel tregtarëve të pakicës: Siguroni fatura tatimore për çdo produkt që tregtoni

Ministri Petrit Malaj apel tregtarëve të pakicës: Siguroni fatura tatimore për çdo produkt që tregtoni

by redaktor2
07/18/2025
0

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, zhvilloi një vizitë në dy biznese në qytetin e Lushnjes, në kuadër aksionit për...

Ministri i Financave dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën Doganore në Rinas

Ministri i Financave dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën Doganore në Rinas

by redaktor2
07/05/2025
0

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, z. Genti Gazheli, zhvilluan një vizitë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.