Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim 3 persona që dyshohet se janë përfshirë në konflikt me Fatjon Dautin, pas një incidenti që pati mes dy automjeteve, me drejtuese dy vajza.
Në aksident u përfshinë dy automjete luksoze, një “Audi A8” dhe një “Mercedes Benz”.
E ndërsa Dautit i është komunikuar masa e arrestit për “armëmbajtje pa leje” dhe “prodhim e shitje narkotikësh”, pasi iu gjet një sasi e vogël kanabisi në xhep, policia po punon për kapjen e 3 personave të tjerë të identifikuar tashmë si Adem Noreci, Mario Barjamaj dhe Isuf Lika.
Sipas Policisë, Dautaj dhe Noreci janë konfliktuar me sende të forta me shtetasit Barjamaj dhe Lika.
Tiranë
Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë ditën e djeshme, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin F. D., 29 vjeç, banues në Krumë, për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 278 dhe 283 të Kodit Penal.
Gjithashtu po punojnë për kapjen e shtetasve A. N., 29 vjeç, banues në Tiranë, M. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, dhe I. L., 24 vjeç, banues në Domje.
Ditën e djeshme, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, shtetasi F. D., me shtetasin A. N., janë konfliktuar me sende të forta me shtetasit M. B., dhe I. L.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila nga këqyrja e pamjeve filmike i përket shtetasve F. D. dhe A. N.
Gjithashtu gjatë kontrollit fizik shtetastit F. D., shërbimet e Policisë, i gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me armën e zjarrit.
Materialet i kaluan Prokurorisë.