• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Terrene të reja sportive për shkollat “Mustafa Greblleshi” dhe “Sandër Prosi”, Veliaj: “Na duhet mbështetje për të çliruar kopshtet, shkollat dhe çerdhet nga zaptimet; E vetmja mënyrë që Tirana të ecë përpara”

08/23/2024
in Aktuale, Slider
Terrene të reja sportive për shkollat “Mustafa Greblleshi” dhe “Sandër Prosi”, Veliaj: “Na duhet mbështetje për të çliruar kopshtet, shkollat dhe çerdhet nga zaptimet; E vetmja mënyrë që Tirana të ecë përpara”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punën për ndërtimin e terreneve sportive dhe mureve rrethuese për shkollat “Mustafa Greblleshi” dhe “Sandër Prosi”, në Njësinë 2. Ai tha se këto dy shkolla do të kenë të njëjtin nivel si në infrastrukturë, ashtu edhe në mësimdhënie, si me shkollat e tjera të Tiranës. Veliaj u bëri thirrje prindërve që fëmijët t’i regjistrojnë në shkollat afër banesës së tyre.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Na duhet një punë e jashtëzakonshme me prindërit sepse është vetëm çështje mentaliteti. Duhet punuar që asnjë njësi administrative të mos e shkelë rregullin: Kujt i takon ta regjistrojë fëmijën në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’, sidomos tani që do bëhet edhe terreni sportiv, nuk duhet të shkojë te “Bashkim Fino”. Por, kush është te zona e shkollave ‘Mihal Grameno’ dhe ‘Bashkim Fino’, nëse njëra shkollë është mbushur, do shkojë te tjetra, e cila është me kushte ultra moderne. Ky është një proces i cili kërkon të ndryshojmë edhe këtë ‘infrastrukturën’ 10 centimetra të mendjes sonë, siç do ndryshojmë edhe infrastrukturën 1200 kilometra katrorë të Tiranës”, tha Veliaj.

Ai theksoi se zhvillimi i kryeqytetit është një proces, që kërkon respektimin e rregullave të urbanizimit, por edhe mirëkuptimin e komunitetit, duke vënë theksin te bashkëpunimi me autoritetet përkatëse. “E fillojmë punën nga shkollat, si epiqendra e jetës publike, dhe më pas do të duhet të vijojmë të respektojmë rregullat e urbanizimit edhe në pjesët e tjera. Bashkia e Tiranës mundohet të sjellë rregull dhe kur sjell rregull kërkohet bashkëpunim. Sigurisht, bashkëpunimi nga njerëzit është i rëndësishëm, por duhet edhe bashkëpunim nga autoritetet”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku përmendi edhe një sërë projektesh, të cilat janë bllokuar nga vendime në favor të privatit dhe jo të publikut. Sipas tij, zhbllokimi i investimeve publike do të ishte e vetmja mënyrë që Tirana të ecë përpara.

“Për sa kohë që ka gjykatë të shkallës së parë, të shkallës së dytë, ka Gjykatë Apeli, për sa kohë që ka gjykatë administrative, për sa kohë që Bashkia e Tiranës ka lënë pushimet dhe është në terren, nuk më vjen mirë kur shoh se si interesi publik nuk mbrohet dhe vazhdojmë me të njëjtat debate si para 7-8 vitesh, kur bashkia nuk merr dot një datë gjyqi për të çliruar një investim. Merren masa bllokimi për shkolla, kopshte, çerdhe, në interes të privatit, kundër publikut. Privati ka të gjitha mundësitë të blejë terrene sportive, të investojë, s’ka nevojë t’ia marrë interesit publik, s’ka nevojë t’ia marrë as çerdhes nr.37, s’ka nevojë të bllokohet as Kopshti Botanik, s’ka nevojë të qëndrojnë ende ato dy shtëpitë pa leje te Liqeni. U bënë 7 vite, nuk marrim dot një datë gjyqi për Kopshtin Botanik. Pra, kemi plot investime që kanë 7 vite që presim një datë. Kjo nuk funksionon”, tha Veliaj.

Ai kërkoi mbështetjen për të çliruar pronat publike edhe nga zaptimet e fundit, duke theksuar se prioritet janë shkollat, çerdhet dhe kopshtet.

Related

Tags: shkollaterrene sportiveVeliaj
Previous Post

World Sustainability Foundation bashkëpunon me Penguin Travel për të ofruar Ekskursione Unike të Vrojtimit të Shpendëve në Bullgari

Next Post

“Të kam tradhtuar vetëm një herë”- Efektivi Goxharja plagosi Lorenc Kostën, flet bashkëshortja: Më tha më trego se do t’i fal të gjitha! Më pas u bë keq dhe…

Lajme të ngjashme

Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivitetet që do të organizohen

Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivitetet që do të organizohen

by redaktor2
06/06/2025
0

Një përvojë unike artistike dhe kulturore do të përjetohet në Tiranë nga data 9 deri më 12 qershor, në kuadër...

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

by redaktor2
06/06/2025
0

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, ka uruar të gjithë qytetarët shqiptarë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke theksuar...

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

by redaktor2
06/05/2025
0

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen e re për të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë. Për...

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

by redaktor2
06/05/2025
0

U ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivit…
  • Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri…
  • Është shtatzënë? Kiara i përgjigjet pyetjes që të gjithë po bënin
  • Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur…
  • Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është …
  • “Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.