• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Mbishkrimet “Vritini shqiptarët” në Bujanoc/ Shaip Kamberi letër ambasadave në Beograd: Po nxitet dhuna ndaj një etnie, pasivizimi i adresave shqetësim madhor

08/26/2024
in Rajoni & Bota, Slider
Mbishkrimet “Vritini shqiptarët” në Bujanoc/ Shaip Kamberi letër ambasadave në Beograd: Po nxitet dhuna ndaj një etnie, pasivizimi i adresave shqetësim madhor
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, me anë të një statusi në Facebook, ka komentuar grafitet antishqiptare që janë shfaqur së fundmi në Bujanoc.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kamberi shprehet se iu ka dërguar letër ambasadave të vendeve perëndimore në Beograd. Në këto letra, thuhet se në këtë mënyrë po nxitet dhunda ndaj një etnie siç është ajo shqiptare dhe se një shqetësim madhor mbetet pasivizimi i adresave të shqiptarëve.

“Pas afisheve dhe mbishkrimeve “vritni shqiptarët”, të paraqitura së fundmi në Bujanoc, sot, iu drejtova disa ambasadave në Beograd për ndërhyrje të menjëhershme për të ndaluar këtë valë të re të gjuhës së urrejtjes antishqiptare.

Pason letra e dërguar në Ambasadën e SHBA, Misionin e OSBE, Ambasadën Britanike:

Ju drejtohem në cilësinë e deputetit në Parlamentin e Serbisë, i shqetësuar për rritjen alarmante të ksenofobisë dhe gjuhës së urrejtjes ndaj komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës, veçanërisht në Bujanoc. Kjo armiqësi në rritje, e dëshmuar nga grafitet që nxisin hapur dhunën me mesazhe si “Vritni Shqiptarët,” po kontribuon në një atmosferë gjithnjë e më toksike në rajon.

Këto zhvillime alarmante nuk janë të kufizuara në incidente të izoluara, por po përsëriten nga zyrtarë dhe institucione qeveritare të cilët duhet t’i mbrojnë të drejtat e të gjithë qytetarëve. Veçanërisht shqetësues është roli i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

I themeluar për të promovuar dialogun, integrimin dhe barazinë, ky institucion tanimëpo lëviz në një drejtim që bie ndesh me misionin e vet themelues. Deklaratat e fundit nga Drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues, Nenad Mitrović, i kanë thelluar më tej këto shqetësime. Retorika e tij fyese e përçarëse, e cila jo vetëm që diskriminon Bujanocin në krahasim me Preshevën, por gjithashtu reflekton një qëndrim përjashtues më të gjerë, është jashtëzakonisht shqetësuese.

Gjithashtu shqetësuese është intensifikimi i pasivizimit të adresave, një proces që po përdoret gjithnjë e më shumë si një mjet diskriminimi kundër komunitetit shqiptar. Kjo praktikë ka për qëllim të çregjistrojë sistematikisht anëtarët e popullsisë shqiptare duke anuluar statusin e tyre zyrtar të rezidencës e që po ndikon në shpoppullimin e saj nga shqiptarët. Veprime të tilla jo vetëm që shkelin të drejtat themelore të njeriut, por gjithashtu minojnë parimet e barazisë dhe drejtësisë që duhet të jenë themeli i një shoqërie multietnike.

Rritja e ndjenjës anti-shqiptare dhe diskursi përjashtues i promovuar nga disa zyrtarë qeveritarë kërcënojnë ekuilibrin delikat të multietnicitetit në Luginën e Preshevës.

Multietniciteti duhet të përfaqësojë barazi, drejtësi dhe respekt për të gjitha komunitetet, dhe jo margjinalizimin dhe shtypjen e popullsisë shqiptare e privilegje për tjetrën.

Në dritën e këtyre zhvillimeve, i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime të menjëhershme:

  1. Të dënojë gjuhën e urrejtjes dhe ksenofobisë: Dënoni publikisht gjuhën e urrejtjes dhe retorikën ksenofobike që po përhapet në Luginën e Preshevës.
  2. Të kërkoni Përgjegjësi: ndikoni në qeverinë serbe që të mbajë përgjegjës ata që nxisin urrejtje dhe dhunë kundër komunitetit shqiptar.
  3. Promovimi i Dialogut dhe Integrimit: Avokoni për rikthimin e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në misionin e tij origjinal për të nxitur dialogun dhe për të promovuar integrimin e vërtetë të komunitetit shqiptar. Kjo përfshin rikthimin në zbatimin e “Planit me Shtatë Pikësh” siç është parashikuar në “Planin për Integrimin e pjesëtarëve të Pakicës Kombëtare Shqiptare në Sektorin Publik dhe Organet Shtetërore në Nivel Lokal, për periudhën 2023 – 2026.”
  4. Të monitoroni dhe Raportoni: Ngritne monitorimin dhe raportimin ndërkombëtar mbi situatën e të drejtave të njeriut në Luginën e Preshevës, me vëmendje të veçantë ndaj intensifikimit të pasivizimit të adresave.

Situata aktuale në Luginën e Preshevës paraqet një test të rëndësishëm për angazhimin e Serbisë në ruajtjen e parimeve të multietnicitetit, demokracisë, brazisë dhe të drejtave të njeriut e të drejtave të pakicave.

Ftoj komunitetin ndërkombëtar që të reagojë me urgjencë për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin, barazinë e demokracinë për komunitetit shqiptar në Luginë të Preshevës”, shkruan Kamberi.

Related

Tags: Bujanocmbishkrimi racisteShaip Kamberi
Previous Post

Konferenca e Ambasadorëve, Berisha: Shqipëria vendi i vetëm në Europe ku 3 liderët e opozitës janë në arrest apo ndjekje penale!

Next Post

Mos e humbisni, Eranda Libohova koncert në Pazarin e Ri më 29 gusht

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.