• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ministrja Koçiu: Vijon me intensitet puna për ndërtimin e Korpusit të Laboratorëve të rinj në Institutin e Shëndetit Publik

08/26/2024
in Aktuale
Ministrja Koçiu: Vijon me intensitet puna për ndërtimin e Korpusit të Laboratorëve të rinj në Institutin e Shëndetit Publik
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Instituti i Shëndetit Publik do të ketë një korpus të ri të laboratorëve të referencës në mjedise të transformuara dhe kushte bashkëkohore për të garantuar cilësinë dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar nga Drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini, ka inspektuar sot ecurinë e punimeve për ndërtimin e njësisë së re të laboratorëve të ISHP-së, investim i qeverisë dhe MSHMS-së.
Ministrja Koçiu tha se në një sipërfaqe ndërtimi prej rreth 3000 m2, do të sistemohen të gjithë laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik. ”Laboratorët e referencës do të vendosen këtu me kushte tashmë krejtësisht bashkëkohore. Përveç infrastrukturës, do të sigurohemi që të kemi edhe një sërë laboratorësh të rëndësishëm të cilët kanë mbajtur dhe do të mbajnë peshë të jashtëzakonshme ku ISHP dhe ekspertët punojnë vazhdimisht për të garantuar cilësinë e shëndetit ndaj qytetareve”, nënvizoi Koçiu.
Ministrja pohoi se “brenda vitit 2025 kemi parashikuar që të gjithë laboratorët e ISHP-së të vendosen në kushte bashkëkohore dhe të ndara nga administrata duke mundësuar ambient tjetër të rinovuar dhe të përshtatshëm për të gjithë punonjësit”.
Gjithashtu, ministrja e Shëndetësisë, Koçiu foli edhe për situatën e krijuar nga sëmundjet virale, lija e majmunit dhe ethet e Nilit. “Situatën e kemi absolutisht nën kontroll pasi janë marrë të gjitha masat edhe nga ISHP. Por edhe sa i përket lisë së majmunit, ne nuk jemi prekur as si vend, as rajoni. Nuk kemi patur asnjë rast”, deklaroi Koçiu.
Ministrja e Shëndetësisë apeloi se për situatën e krijuar nga ethet e Nilit është shumë i rëndësishëm koordinimi me pushtetin vendor, veçanërisht në qytetet ku janë identifikuar rastet.
Drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini bëri me dije se “laboratori i virologjisë për sëmundjet emergjente ka ngritur kapacitetet akoma më shumë në drejtim të diagnozës laboratorike për linë e majmunit si dhe të kapaciteteve të vaksinimit ku janë siguruar 100 vaksina të rasteve primare, kontakteve të tyre dhe pastaj për të vijuar me grupet e riskut”.
Shefja e Njësisë së Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive Silva Bino pohoi se kanë forcuar të gjitha masat e kontrollit duke vijuar investigimin entomologjik në bashkëpunim me bashkitë.
Ajo theksoi se “në zonat bregdetare ne nuk kemi pasur raste si rezultat edhe i programit të dezinfektimit”.
Me përfundimin e korpusit të ri, të gjithë laboratorët e godinës qendrore të ISHP-së do të zhvendosen në ambientet moderne për të siguruar një përgjigje sa më efektive për shëndetin publik, me një nivel më të lartë, bashkëkohor e në kohë të diagnozës laboratorike.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: inspektonKorpusit të Laboratorëve të rinj në Institutin e Shëndetit PublikMinistrja Kociupunimet
Previous Post

Presidenti takim me zv/ kryeministren sllovene, Begaj vlerëson mbështetjen e dhënë për integrimin e Shqipërisë në BE

Next Post

Të shtëna me armë zjarri në Berat, qëllohet në drejtim të automjetit që drejtohej nga një person me precedentë kriminal! Gjendet e djegur makina e autorëve

Lajme të ngjashme

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

by redaktor2
06/05/2025
0

U ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21...

“Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha të gjitha, Shqipëria favoritja kryesore për në BE

“Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha të gjitha, Shqipëria favoritja kryesore për në BE

by redaktor2
06/05/2025
0

Ministri i Shtetit, Taulant Balla ka përcjellë sot në Kuvend një mesazh të rëndësishëm mbi progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit...

Projektet për Vlorën e Shkodrën, vilat qeveritare bëhen hotele luksoze, shteti partner

Projektet për Vlorën e Shkodrën, vilat qeveritare bëhen hotele luksoze, shteti partner

by redaktor2
06/04/2025
0

Rezidencat qeveritare do të transformohen jo vetëm për sa i përket standardeve të godinave, por edhe funksionit të tyre, duke...

Asfalti elektoral në Belsh, rrëfimi i kryetarit të Bashkisë: Unë s’kam dijeni për punimet, “Vëllezërit Hysa”  i bënë vetë

Asfalti elektoral në Belsh, rrëfimi i kryetarit të Bashkisë: Unë s’kam dijeni për punimet, “Vëllezërit Hysa”  i bënë vetë

by redaktor2
06/02/2025
0

Hetimet e zhvilluara nga prokuroria e Elbasanit, për rastin e shtrimit të asfaltit elektoral në Belsh, kanë nxjerrë faktin se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
  • Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivit…
  • Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri…
  • Është shtatzënë? Kiara i përgjigjet pyetjes që të gjithë po bënin
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.