• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Manastirliu: Model i unifikuar i laboratorëve Smart: Mbi 35,000 nxënës të klasave 1-3 do të përfshihen këtë vit në kurrikulën e re të kodimit

08/27/2024
in Slider, Sociale
Manastirliu: Model i unifikuar i laboratorëve Smart: Mbi 35,000 nxënës të klasave 1-3 do të përfshihen këtë vit në kurrikulën e re të kodimit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu vizitoi shkollën “Qazim Turdiu” për të prezantuar modelin inovativ të laboratorëve Smart, ku mbi 35,000 nxënës të klasave të I, II dhe III do të përfshihen këtë vit në kurrikulën e re të kodimit.
Duke theksuar rëndësinë e aftësimit të fëmijëve me teknologjinë, Ministrja Manastirliu tha se ka përfunduar instalimi i 216 laboratorëve Smart në 200 shkolla, të cilët do të jenë funksionalë duke filluar nga viti i ri shkollor.
“Mbi 35 mijë fëmijë të klasave të I, II dhe III këtë vit do të mund të përfshihen në kurrikulën e re të kodimit dhe gjithashtu jemi duke punuar për të riparë të gjithë kurrikulën e aftësimit digjital nga klasa e I deri në klasën e IX, dhe sigurisht edhe për gjimnazin. Për ne është shumë e rëndësishme krijimi i mundësive që fëmijët të aftësohen për botën digjitale dhe, sigurisht, të mund të kompletojmë të gjithë kurrikulën tonë të TIK-ut në mënyrë që të jenë të integruara edhe në lëndë të tjera,” tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu foli gjithashtu për planet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për zgjerimin e këtij projekti në 2025-2026, ku pritet instalimi i mbi 600 laboratorëve të rinj në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, sipas një modeli të unifikuar, duke ofruar kështu një infrastrukturë të re dhe moderne për arsimin në Shqipëri.
“Ne kemi kompozuar një model të unifikuar të laboratorëve TIK në shkolla dhe besoj se ky do të praktikohet edhe në projekte të tjera që do të kemi për zhvillimin dhe fuqizimin e shkollave për sa i përket laboratorëve TIK dhe atyre të shkencave. Ne jemi duke punuar për instalimin e mbi 600 laboratorëve të rinj në shkollat tona, qoftë në arsimin e mesëm të ulët, qoftë në arsimin e mesëm të lartë, duke filluar nga viti 2025-2026, duke pajisur kështu shkollat me një infrastrukturë të re të teknologjisë, sikurse janë laboratorët Smart,” tha Manastirliu.
Në fund, ministrja foli edhe për trajnimin në vazhdim të mësuesve për t’i pajisur me aftësi teknologjike që kërkon koha.
 
“Nga shtatori ne fillojmë trajnimin e mësuesve, ku mësuesit e shkencave, mësuesit e TIK dhe mësuesit e ciklit fillor do të përfshihen në një cikël tjetër trajnimi intensiv, që do të vijojë edhe në 2025, me fokus trajnimin e 16 mijë mësuesve për të garantuar kështu rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe zhvillimin profesional të tyre. Tashmë kemi një sistem të ri të karrierës dhe të zhvillimit profesional të mësuesve, duke filluar me sistemin e ri të krediteve dhe trajnimet që do të ofrohen nga vetë institucionet e arsimit të lartë, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë Kombëtare të Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, bashkë me mbështetjen që po i japim mësuesve përmes rritjes së pagave, e cila tashmë është bërë realitet,” tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
 
Gjatë takimit, mësuesit e shkollës “Qazim Turdiu” ndanë mendimet e tyre për funksionimin e laboratorëve Smart në shkolla, rritjen e aftësive të nxënësve dhe cilësisë së mësimdhënies me instalimin e tyre, duke vlerësuar këtë nismë si një hap të rëndësishëm për të ardhmen e arsimit në vend.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: Laboratoret SmartMansterliu
Previous Post

Silvinjo e la jashtë Europianit, FSHF kujtohet për Cikalleshin pas tre muajsh

Next Post

Pas ndarjes nga Luana Vjollca, Krenar Çoçaj merr vendimin e papritur

Lajme të ngjashme

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

by redaktor2
06/07/2025
0

Gloria, modelja e vogël shqiptaro-lituaneze që këtë vit rrëmbeu kurorën e Miss World Albania 2024, ishte e ftuar së fundmi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.