Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen nr. 17, në Korçë, ku drejtuesi i një autobusi ka përplasur me mjetin e tij një këmbësore.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se e lënduara, shtetasja me iniciale A.SH., 53 vjeçe, është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, drejtuesi i autobusit, shtetasi me iniciale A. J., 50 vjeç, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:30, në lagjen nr. 17, autobusi me drejtues shtetasin A. J., 50 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen A. Sh., 53 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i autobusit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.