• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Spitali i ri ditor në QSUT, infrastrukturë model në ofrimin e shërbimeve të specializuara për sëmundjet e brendshme

08/29/2024
in Aktuale, Slider
Spitali i ri ditor në QSUT, infrastrukturë model në ofrimin e shërbimeve të specializuara për sëmundjet e brendshme
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Spitali i ri ditor, pjesë e fazës së dytë të zbatimit të masterplanit për modernizimin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është gati për të ofruar shërbim të specializuar për rreth 65.000 pacientë, që kanë nevojë për shërbime si dializë, toksikologji, alergologji, dermatologji, reumatologji dhe hematologji.
Ambientet e reja të njësive të trajtimit ditor janë të pajisura me teknologjinë më bashkëkohore, si dhe kanë infrastrukturë lehtësuese dhe komode me mjedise pritjeje të ridimensionuara, që do të lehtësojnë qarkullimin e pacientëve, si dhe të familjarëve që i shoqërojnë ata gjatë marrjes së shërbimeve mjekësore, duke shmangur fluksin në spitalin qendror.
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Spitalin e ri, së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu, ku vizitoi disa kabinete e pavione dhe u takua me mjekë specialistë që shërbejnë aty.
“Spitali ditor do të ofrojë shërbime për të gjithë pacientët që kanë nevojë për konsulta ambulatore, pra që do të thotë nuk është një shërbim, i cili kërkon shtrim më tej se 24 orë. Jemi në një sipërfaqe prej 3500 metër katror të vendosur në këtë kat, pra në katin përdhe, ndërkohë që ka 60 shtretër dhe mbi 50 mjekë të cilët do të ofrojnë shërbim në këtë strukturë. Ajo që duhet theksuar është që me këtë vendosje që ne i bëjmë shërbimeve shëndetësore sidomos shërbimeve ambulatore në një kat të vetëm, optimizojmë të gjithë shërbimet dhe të gjithë fluksin e lëvizjes të pacientëve që marrin dhe kanë nevojë për shërbime të specializuara, që nuk zgjasin më shumë se 24 orë, sidomos pacientët me sëmundje kronike dhe që kufizojmë kështu fluksin e lëvizjeve në spitalin qendror.” – shpjegoi Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu, teksa shtoi se më këtë infrastrukturë përmbyllet rehabilitimi i plotë i spitalit qendror, ndërkohë që do të vijojnë investimet për modernizimin e plotë të QSUT.
“Këtu përmbyllim rehabilitimin e plotë të spitalit qendror. Ndërkohë që vijojnë investimet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ne jemi duke përmbyllur edhe spitalin e Kardiokirurgjisë, jemi duke përmbyllur Spitalin e Pediatrisë, jemi duke filluar punimet për Spitalin e Psikiatrisë. Ndërkohë që me buxhetin e vitit 2025 do të investojmë në Pediatrinë infektive dhe gjithashtu në djegie-plastikë dhe kështu e kompletojmë të gjithë masterplanin e zhvillimit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, duke vendosur, jo vetëm kushte bashkëkohore, por edhe shërbime më të mira dhe gjithë gamën e cilësisë së shërbimit që duhet të jetë në standardet e Bashkimit Europian.” – u shpreh ministrja Koçiu.
Nga ana e tij, Kryeministri Rama vlerësoi arritjet e deritanishme dhe kërkoi nga mjekët që të kenë në vëmendje kujdesin maksimal ndaj pacientit, si një dimension tejet i rëndësishëm i punës së tyre humane.
“Nëse do të na shpikni edhe një vaksinë për virusin e mospërfilljes ndaj pacientëve, në raste të caktuara, do të ishte shumë mirë sepse unë që për shkak të punës e njoh sistemin nga brenda më shumë se sa një njeri që thjeshtë mund të vijë në spital ose mund të ketë ardhur në spital, – e di shumë mirë që pjesa dërrmuese mjekëve janë super, edhe bëjnë shërbim, por mjaftojnë pak individë që janë “të pavaksinuar” me normat e edukatës dhe të etikës në punë, për të shkatërruar imazhin e të gjithëve dhe për të hedhur poshtë punën e përbashkët që po bëjmë dhe që nuk ka koment. Këtu e dimë shumë mirë si ka qenë, e shohim si bëhet përditë. Unë mund të flas edhe si pacient i spitalit që e provova vetë, madje mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje. Kam një hernie inguinale – që i kam mësuar edhe emrin – se kësaj diskales nuk i kërkoj mjek sepse punoj me forcat e mia, me stretch, me vetëpërmbajte përpara ushqimit që të mos rëndoj shumë mbi kolonën e lodhur nga basketbolli, po kësaj inguinales mesa duket nuk i bëj dot derman me forcat e mia, kështu që do vij prapë me shumë kënaqësi. Unë i them të gjithë atyre që ndodh që më shkruajnë mesazhe, i them “shkoni në spitalin publik, shkoni në spitalin qendror se aty jeni jashtë shteti”. Ata që e besojnë vijnë e thonë: ishte e paparë. Ata që s’e besojnë thonë: propaganda e rilindjes. Çfarë të them unë i shkreti?! Si piktor duke lexuar fytyrat, mund të them që më dukeni në formë. Uroj që të mos gabohem edhe uroj shumë që këto buzëqeshje të mos ia kurseni askujt që vjen këtu për shërbim. Një buzëqeshje e mjekut është më shumë sesa një recetë, një shpërfillje e mjekut heq 50% të efekteve të recetës, apo jo?” – u shpreh Kryeministri Rama.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: Edi RamaMinistrja KociuSpitali i ri ditor në QSUT
Previous Post

Çfarë pritet të ndodhë në vjeshtë? Rama në fundjavë në Pragë, pritet të lobojë për procesin e anëtarësimit në BE

Next Post

Flamur Noka pranon dështimin e protestës te Bashkia, mesazh strukturave i shqetësuar: Duhet më shumë angazhim

Lajme të ngjashme

Fondi për Komunitetin, Veliaj: Mund të vendosësh ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga bashkia

Fondi për Komunitetin, Veliaj: Mund të vendosësh ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga bashkia

by redaktor2
06/05/2025
0

Përmes një njoftimi në Facebook, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj fton qytetarët që të aplikojnë në Fondin e...

Parlamenti i Shqipërisë miraton me 71 vota ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën, opozita nuk merr pjesë

Parlamenti i Shqipërisë miraton me 71 vota ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën, opozita nuk merr pjesë

by redaktor2
06/05/2025
0

Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar me 71 vota dy nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditës, ndryshimet në...

“Thirre vendin tënd!” rrugëton në Korçë, gjuhëtarja Ledi Shamku: “Qerrja” do të rrugëtojë përtej kufijve politik të Shqipërisë, nga Dibra e Madhe deri tek arbëreshët

“Thirre vendin tënd!” rrugëton në Korçë, gjuhëtarja Ledi Shamku: “Qerrja” do të rrugëtojë përtej kufijve politik të Shqipërisë, nga Dibra e Madhe deri tek arbëreshët

by redaktor2
06/05/2025
0

Në Universitetin “Fan S.Noli” në Korçë u organizua një tryezë e rrumbullakët diskutimesh mbi toponiminë shqiptare, ku profesorë të gjuhësisë...

Projektet për Vlorën e Shkodrën, vilat qeveritare bëhen hotele luksoze, shteti partner

Projektet për Vlorën e Shkodrën, vilat qeveritare bëhen hotele luksoze, shteti partner

by redaktor2
06/04/2025
0

Rezidencat qeveritare do të transformohen jo vetëm për sa i përket standardeve të godinave, por edhe funksionit të tyre, duke...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Fondi për Komunitetin, Veliaj: Mund të vendosësh ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100…
  • Parlamenti i Shqipërisë miraton me 71 vota ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshjen e si…
  • “Thirre vendin tënd!” rrugëton në Korçë, gjuhëtarja Ledi Shamku: “Qerrja” do të rrugëtojë përtej kuf…
  • Fero dhe Dafina Zeqiri ngjallin dyshime me një foto të përbashkët, a po vjen një bashkëpunim veror?
  • “Po fryn erë e fort në Tiranë”, trajneri në Serbi paralajmëron serbët: Kini kujdes nga Armando Broja
  • Projektet për Vlorën e Shkodrën, vilat qeveritare bëhen hotele luksoze, shteti partner
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.