• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Putini e bëri BE-në të kuptojë që jetojmë në botë paralele”, Rama batuta edhe në Slloveni: Ua kam thënë të mos vini kronometra me ballkanasit

09/02/2024
in Politikë
“Putini e bëri BE-në të kuptojë që jetojmë në botë paralele”, Rama batuta edhe në Slloveni: Ua kam thënë të mos vini kronometra me ballkanasit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka qenë pjesë e panelit të hapur në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, ku diskutoi zgjerimin e Bashkimi Evropian dhe sfidat e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Gjatë këtij eventi, Rama nuk ka hezituar të japë komente të drejtpërdrejta, por dhe batuta për procesin e integrimit dhe politikat e BE-së.

Në një moment të diskutimit mbi zgjerimin e BE-së, Rama i ka rikujtuar homologëve të tij se gjatë takimeve të mëparshme në Pragë, kishte kërkuar që të mos përdorej një qasje shumë rigoroze ndaj vendeve të Ballkanit.

“Ua kam thënë pak ditë më parë në Pragë, kur fton njerëz nga Ballkani, mos vini më kronometra sepse është shumë gjermane dhe nuk më pëlqen. E kanë vendosur sllovenët, por edhe ata janë pak gjermanë,” ka thënë Rama, duke i dhënë një ton më të lehtë diskutimeve.

“Ishte Putini që iu desh të sulmonte një vend për të ndihmuar BE-në të kuptojë që jeton në një botë paralele,” ka thënë Rama, duke theksuar se situata e krijuar nga agresioni rus ndaj Ukrainës ka kontribuar në ndryshimin e perceptimit të BE-së ndaj zgjerimit.

Rama gjithashtu ka përmendur angazhimin e BE-së për të adresuar këtë çështje, duke bërë një krahasim me premtimet e bëra nga Ursula von der Leyen një vit më parë në Bled.

“Një vit më parë në Bled, Von der Leyen premtoi planin e ri të rritjes, i cili është në rrugën e duhur. Na duhet të kryejmë gjithë punën neurotike,” ka përfunduar Rama, duke sugjeruar se ka ende shumë punë për të bërë për të arritur integrimin e plotë në BE.

Related

Tags: batutaRamaSloveni
Previous Post

“Zemërthyer!”/ Kishin bashkëpunuar para disa vitesh, Tuna reagon për vdekjen e reperit amerikan

Next Post

Aktorja Eriselda Shllaku: Asnjë burrë nuk po ma ndryshon mendjen E dua partnerin…

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

“Nxis publikun të denoncojë çdo rast”- Siguria në plazhe, Balla: Duhet rritje e vigjilencës, përgëzoj policinë për reagimin e shpejtë

Berisha e quajti 21 Janarin krim shtetëror pa dashje, reagon Balla: Saliu urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard

by redaktor2
08/05/2025
0

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka reaguar me një video të publikuar në rrjetet sociale, pas deklaratave të fundit të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.