• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Elhaida Dani ndez rrjetet sociale, duke ftuar ndjekësit të bëhen pjesë e festivalit me ide për moderatorët, të ftuarit VIP dhe artistët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision

09/02/2024
in Showbiz
Elhaida Dani ndez rrjetet sociale, duke ftuar ndjekësit të bëhen pjesë e festivalit me ide për moderatorët, të ftuarit VIP dhe artistët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Elhaida Dani, drejtoresha artistike e Festivalit të Këngës në RTSH, ka ndezur rrjetet sociale, duke ftuar ndjekësit të bëhen pjesë e vendimeve të mëdha për ngjarjen më të madhe të këngës shqiptare, me synimin që të krijojë një festival që reflekton dëshirat dhe pritshmëritë e publikut shqiptar

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në një komunikim në Instagram, Elhaida u kërkoi ndjekësve të saj ide për moderatorët, të ftuarit VIP dhe artistët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision, dhe përgjigjet ishin nga më të ndryshmet dhe më të paparashikuarat!

foto galeri
foto galeri

Kur pyeti se kë dëshironin të shihnin si moderatorë, sugjerimet e publikut ishin të shumta, por duket se çiftet VIP-a ishin zgjedhjet më të pëlqyera, duke nisur me çiftin e momentit, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, të cilët duken të jenë favoritët. Por jo më pak popullore ishin propozimet për Romeon dhe Donald Veshajn me partneret e tyre Heidi Baci dhe Bora Zemani. Madje, Bieta Sulo dhe Alban Dudushi u sugjeruan si një dyshe klasike që mund të sjellë elegancë në skenë.

Por nuk mbaron me kaq! Elhaida gjithashtu pyeti ndjekësit për të ftuarit VIP që do të dëshironin të shihnin në netët magjike të festivalit. Publiku hodhi disa emra të mëdhenj, si Rita Ora, Dua Lipa, Ava Max, madje edhe Slimane, përfaqësuesi i Francës në Eurovision dhe fituesi moral i publikut. Këto sugjerime tregojnë se publiku është i etur për një festival me përmasa ndërkombëtare, që tërheq yje të mëdhenj në skenën shqiptare.

Dhe si për të mos lënë asnjë “gur mundësie pa lëvizur”, Elhaida u kërkoi mendimet dhe për këngëtarin shqiptar që do donin të shihnin si përfaqësuesin e Shqipërisë në Eurovision.

Emrat e përmendur ishin të gjithë këngëtarë të njohur dhe të dashur për publikun: Elvana Gjata, Flor Mumajesi, Aurela Gaçe, Tayna, Alban Skënderaj, Arilena Ara, Fifi, Sardi Struga, etj. Lista e publikuar nga Elhaida është vërtet shumë e gjatë.
Publiku duket se kërkon muzikën e vërtetë pikërisht siç një komentues shprehu se “artistët e vërtetë janë ata që dinë të bëjnë muzikë për shpirtin,” duke nënvizuar rëndësinë e muzikës së mirë.
Në bashkëbisedimin e saj me publikun, Elhaida foli dhe për një çështje të ndjeshme: A donin ata rikthimin e një çmimi të vetëm fitues në Festivalin e Këngës, i cili do të dërgonte automatikisht artistin fitues në Eurovision?
Dhe siç pritej, më shumë se 90% e komentuesve e mbështetën këtë ide! Duket se publiku është lodhur nga ndarja e çmimeve dhe dëshiron të shohë një fitues të vërtetë që të dominojë skenën.
Me publikun që merr pjesë në çdo hap, Elhaida Dani po e kthen Festivalin e Këngës në një ngjarje që nuk duhet humbur dhe që premton të jetë më emocionuesi deri më tani!

Related

Tags: Elhaida DaniEurovizion
Previous Post

‘Pikante’ në fund të Kuvendit/ Spiropali iu kërkon deputetëve të respektojnë orarin. Bardhi nga vendi: Merre për dore Ballukun dhe…

Next Post

Dashuria mund të sjellë surpriza…çfarë thonë yjet për ju sot

Lajme të ngjashme

Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrjetet sociale

Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrjetet sociale

by redaktor2
08/06/2025
0

Lajmi se aktorja amerikane Sidnei Suini është përsëri “single”, ka nisur një fushatë të mirëfilltë mesazhesh nga futbollistë të Premier...

Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale

Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale

by redaktor2
08/05/2025
0

Jori Delli, modelja me origjinë shqiptare shkëlqen në rrjetet sociale. Jori shfaqet gjithnjë në superformë, ndërsa spikat me hiret e...

Veprimi i Jozit me Stresin, Gjesti bën veprimin e papritur ndaj tij

Veprimi i Jozit me Stresin, Gjesti bën veprimin e papritur ndaj tij

by redaktor2
08/04/2025
0

Dy ditë më parë u bë virale videoja e Jozit dhe Stresit në të cilën ai thotë se çunat e...

Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “foshnjës” së tyre

Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “foshnjës” së tyre

by redaktor2
07/18/2025
0

Lotina Haziri dhe reperi i njohur Mozzik po shijojnë një fazë të lumtur të lidhjes së tyre, e cila tashmë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.