Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Anila Denaj, prezantoi në komisionin parlamentar të VeprimtariveProdhuese, dy projektligje të rëndësishme për zhvillimin e këtij sektori në vend, ”Shërbimin Veterinar në Republikëne Shqipërisë” dhe ligjin e ”Peshkimit’.
Ministrja Denaj, në një prononcim për mediat, u shpreh se këto dy projektligje sjellin jo vetëm përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së, por dhe do të kenë njëndikim të madh në zhvillimin e sektorit të pëshkimit dhesigurisë ushqimore, cka do të sjellë rritje në ekonomtëfamiljare dhe atë të vendit.
Më poshtë gjeni prononcimin e plotë:
Përshëndetje të gjithëve,
Jam sot këtu për të prezantuar përpara kolegëve, deputetë të Parlamentit të Shqipërisë dy nisma shumë të rëndësishme që prekin ligjin për ”Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë” dhe ligjin e ”Peshkimit’. Janë dy ligje, të cilat jo vetëm përafrojnë kuadrin ligjor nëRepublikën e Shqipërisë me atë të Bashkimit Evropian, por mbi të gjitha sigurojnë rregulla shumë më të mira nëaspekt të sigurisë ushqimore në rradhë të parë, ligji iveterinaries, si dhe një aspekt më të rritur zhvilliminekonomik në sektorin e peshkimit, ligji i peshkimit.
Konketisht, nesot në Shqipëri kemi disiplinuar shumëproduktet, të cilat shkojnë për sektorin e blegtorisë nëvaksinim dhe në kujdesin ndaj kafshëve, por ky ligj përnjë handikap ligjor të munguar më parë e mbulonplotësisht këtë vakum dhe siguron të gjithë zinxhirin e gjurmueshmërisë njëkohësisht, por edhe të vaksinimit tëplotë në raport me produktet, të cilat në farmacitë tonaveterinare janë sot më lehtë për t’u gjurmuar dhe kuptuarpër cilësinë e tyre.
Ligji i peshkimit është një ligj shumë i rëndësishëm. Duatë theksoj, që kryeministri, qeveria Rama ka punuar gjatëgjithë këtyre viteve për të fokusuar vëmendjen tek njëpotencial të padiskutueshëm ekonomik që është produkti iujrave tona, ato që ndodhen në det, por edhe ato tëakuakulturës. Vitin e kaluar ne arritëm një niveleksportesh me gati 144 milion euro, vlerë kjo më e madhese një vit më pare. Ne synojmë një produkt edhe më tëmadh në vitet në vijim si rezultat i këtij ndryshimi ligjor. Pse? Sepse shkojmë më në thellësi, në detra të hapura dhesigurojmë nëpërmjet këtij ligji mundësinë e certefikimit tëmë shumë anijeve. Sot flota ka 811 anije peshkimi dhelehtësia e këtij ligji për të licensuar më shumë anijesikurse standardet ndërkombëtare e lejojnë mundëson mëshumë prodhim peshkor dhe përpunim.
Dua të theksoj njëkohësisht, që vijmë edhe pas njëaprovimi në Këshillin e Ministrave të Ekonomisë Blu, qëështë një kredi 25 milion euro marrë nga qeveria italianepër të gjithë infrastrukturën në tokë, që i shërben gjithëprodhimit peshkor në vend. Janë 9 mole apo 9 porte tëvogla, të cilat i shërbejnë peshkimit artisanal dhe kemi 2 markata në standardet ndërkombëtare, ato të Sarandës dhetë Shkodrës, që i bashkangjiten standardit ndërkombëtarqë sot e shikojmë në markatën e Vlorës. Të gjitha këtojanë super investime, por absolutisht nuk mundet që tëndihmojnë ekonominë shqiptare pa një kuadër ligjor, tëcilin sot shpresoj që në debate dhe diskutime me Komisionin Parlamentar të dali edhe më i qartë dhe nëseka nevojë për disa ndryshime ato të ndodhin.
Në ligjin për veterinarinë dua të theksoj se kemi pasur njëkonsultim public shumë aktiv. Janë 15 kërkesa të bëra ngagrupet e interesit, nga Urdhri i Veterinerit, i cili sigurishtka qënë shumë aktiv edhe për funksionin që ka. Janë 1200 veterinerë në Republikën e Shqipërisë, që do të përfitojnënë mënyrë të drejtëpërdrejtë nga këto rregulla të reja. Unëshpresoj, që këto të jenë të qarta edhe për publikun, pormbi të gjitha të garantojnë atë që kemi të gjithë objektivkryesor, sigurinë ushqimore.
Lidhur me interesin e gazetarëve për ndryshimet e buxhetit dhe sa perfiton sektori I bujqësisë MinistrjaDenaj sqaroi se, kemi shtesë fondesh.
Akti Normativ më i fundit siguroi një shtesë financimi përSkemën Kombëtare dhe komponentin e investimeve. Absolutisht është shumë e nevojshme që këtu momentipër të ndaluar dhe promovuar këtë skemë vjen pas aprovimit të Këshillit të Ministrave, të cilin ne sapo e kemi depozituar. Ndoshta tani mjafton të themi që ne nëmuajin tetor lancojmë këtë Skemë Kombëtare tëInvestimeve për ndërtime të reja të serrave, fermaveblegtorale, mekanikë bujqësore dhe sigurisht mbrojtjenndaj breshërit, që ka qënë një situatë jo e pazakontë përdisa zona të Shqipërisë veri-lindore në veçanti dhe që kakrijuar humbje. E kemi menduar që t’a fusim edhe këtë sinjë pjesë të investimeve me grante, ku granti është 50 %. Këto skema investimi vijnë edhe në ndihmë të Këshillit tëMinistrave, që kemi bërë pak kohe më parë atë tëvendimit 283 ndihmon zgjerimin e sipërfaqeve në serradhe në ferma blegtorale. Kjo e kompleton ciklin për tëprodhuar më shumë me të njëjtin investim. Sigurisht, meqënëse pyetja e parë lidhet me peshkimin, nga ne nukka munguar asnje moment mbështjetja ndaj peshkimit dhedo të vijoj mbështetja ndaj peshkimit. Ajo që në mënyrëtë drejtëpërdrejtë lidhet me peshkimin është SkemaKombëtare e subvencioneve të drejtëpërdrejta. Aty ne nëvitin 2025 mendojmë një skemë më te plotë e cila do t’ishërbejë drejtëpërdrejtë të gjithë të angazhuarve në këtësektor. Sot në ligjin që ne kalojmë bëhet fjalë për tëndërtuar një sistem të ri të infrastrukturës së flotës, e ciladuhet të shkoj në detra më të thella, në ujërandërkombëtare e kështu të ketë mundësinë për të peshkuarmë shumë dhe absolutisht pse jo në 2025 të ketë mundësiqë edhe në Skemën Kombëtare të Investimit mbështetjapër këto investime në mjete të jetë edhe më e shtuar.
Lidhur me shpërndarjen e fondeve për fermerët në qoftëse mund të kemi detaje.
Ministrja Denaj: Ne e kemi filluar shpërndarjen. Jubesoj e dini, që ne e lancuam skemën në fillim të këtij vitime disa komponentë. Komponenti më kryesor dhe më irëndësishëm ishte ai i mbështetjes 100% të fermerëve, tëcilët janë brenda bashkimit të operatorëve dhe mbështetjapër ta në masën 100% ka filluar të disbursohet. Sigurisht, të gjithë do të përfitojnë. Janë 71 000 fermerë aplikues. Ne jemi ende duke përfunduar gjithë vlerësimim se saprej tyre i kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin nërregull, por besoj që 69 000 do të jenë në parashikimintonë përfitues. Është skema me mbështetjen më të madhenë numër dhe do të jetë dhe në vlerë, por shpërndarja siç e thash edhe pak më parë ka filluar nga ata që janë tëbashkuar drejt bashkimit të operatorëve, të cilët sot janëduke përfituar në masën 100%. E gradualisht deri në fund të vitit do shpërndahet e gjitha dhe skema për investimetqë Akti Normativ na e mundësoi është një komplementarpër të ndërtuar më shumë sipërfaqe të serrave dhefermave blegtorale, por në standardet e BashkimitEvropian.