• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Lëvizje të fuqishme që nuk e ka njohur më parë Shqipëria”- Berisha shpalos synimin kryesor: Qeveri teknike dhe votë e lirë, qytetarët mos t’i thërrasim për miting, por…

09/04/2024
in Politikë
“Lëvizje të fuqishme që nuk e ka njohur më parë Shqipëria”- Berisha shpalos synimin kryesor: Qeveri teknike dhe votë e lirë, qytetarët mos t’i thërrasim për miting, por…
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ish-kryeministri dhe kreu i PD, Sali Berisha tha se për Partinë Demokratike është e ndalur në statut mos pjesëmarrja në zgjedhje dhe se kjo gjë nuk do të lejohet.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në fjalën e tij para anëtarëve të kryesisë, Berisha tha se është i vetëdijshëm se PD ende nuk është për të përmbushur misionin e saj për votën e lirë, por theksoi se kjo nuk është e paarritshme.

“Anëtar të kryesisë, detyrimi  ynë absolut para shqiptarëve është kthimi i votës së lirë tek shqiptarët. Kjo realizohet vetëm me një qeveri teknike, largimin e Edi Ramës dhe procedimin me krijimin e një qeverie teknike. Asgjë nuk mund të lëmë pas zgjedhjeve dhe të provojmë atë që provoi zgjedhjet në Venezuelë.

Secili prej jush, nga të gjithë ne, qytetarët presin rikthimin e votës së lirë. A jemi ne gati aktualisht të përmbushim këtë mision? Jo. Nuk jemi. A është një mision i pamundshëm? Absolutisht nuk është i pamundshëm. Ky mision kërkon nga ne të motivojmë dhe frymëzojmë cdo demokrat në një lëvizje të fuqishme që nuk e ka njohur më parë Shqipëria deri në realizimin e qëllimit tonë.

Në një lëvizje demokratike, ndodh që njëherë udhëheq ti, njëherë të udhëheqin të tjerët. Ata që vijnë kur i thërrasim ne, ata kërkojnë udhëheqjen. Jo për ti thirrur për një miting madhështor, por për një lëvizje që rikthen votën e lirë.

Secili nga ju ka cdo të drejtë të ulet me cdo qytetar, cdo demokrat, ta frymëzojë dhe motivojë. Të ulet ta bindë se kjo betejë është vendimtare, se nuk ka një rrugë të dytë me Edi Ramën në pushtet për të votuar të lirë. Se zgjedhjet e ardhshme me Ramën, nuk janë gjë tjetër veçse një firmë mjerane e jona mbi mandatin e tij të 4. Kjo do të ishte një tragjedi e vërtetë.

Unë e di që në të gjitha nivelet e PD ka mosbesim, njerëz jemi ne. Unë e di që përveç kësaj faktori frikë është real. Unë e di që përveç kësaj, edhe interesa të caktuara janë reale, individuale. Por ne pavarësisht nga këta duhet të bëjmë gjithçka, të investojmë ditë e natë në dialog me qytetarët, anëtarët, me aleatët tanë, të përmbushim këtë mision.

Çfarë kërkojmë ne? Kërkojmë pushtet për pushtet? Jo! Ne kërkojmë që shqiptarët të votojnë të lira dhe shteti të mos jetë shtet elektoral, bandat të mos terrorizojnë qytetarët. Nuk ka kauzë më të drejtë se kjo”, tha Sali Berisha.

Related

Tags: Berishavota e lirezgjedhjet 2025
Previous Post

“Veprimtaria kriminale nuk është vetëm te helmet”, Salianji: Kurum ka vendosur të luajë me të ardhurat e 500 familjeve

Next Post

Dezinfektimi i shkollave, Veliaj: “Gati për nisjen e vitit të ri shkollor; solucionet të miratuara nga OBSH; E kemi vënë bastin jo tek zgjedhjet e ardhshme, por tek gjenerata e ardhshme”

Lajme të ngjashme

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

by redaktor2
06/06/2025
0

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, ka uruar të gjithë qytetarët shqiptarë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke theksuar...

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

by redaktor2
06/05/2025
0

U ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21...

“Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha të gjitha, Shqipëria favoritja kryesore për në BE

“Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha të gjitha, Shqipëria favoritja kryesore për në BE

by redaktor2
06/05/2025
0

Ministri i Shtetit, Taulant Balla ka përcjellë sot në Kuvend një mesazh të rëndësishëm mbi progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit...

Parlamenti i Shqipërisë miraton me 71 vota ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën, opozita nuk merr pjesë

Parlamenti i Shqipërisë miraton me 71 vota ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën, opozita nuk merr pjesë

by redaktor2
06/05/2025
0

Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar me 71 vota dy nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditës, ndryshimet në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.