• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Manastirliu në shkollën speciale “Luigj Gurakuqi”: Krijohen 3 Qendra Burimore

09/05/2024
in Slider, Sociale
Manastirliu në shkollën speciale “Luigj Gurakuqi”: Krijohen 3 Qendra Burimore
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, inspektoi shkollën speciale “Luigj Gurakuqi”, e cila është kthyer tashmë në një Qendër Burimore, duke hapur një kapitull të ri për këtë institucion. Ky transformim është pjesë e një plani më të gjerë për përmirësimin e cilësisë së arsimit për fëmijët me aftësi të veçanta dhe për ofrimin e një shërbimi më të integruar dhe gjithëpërfshirës në nivel kombëtar.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ministrja Manastirliu theksoi rëndësinë e këtij transformimi për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve arsimore për fëmijët me nevoja të veçanta.

“Shkolla speciale ‘Luigj Gurakuqi’ dhe dy institutet, Instituti i Fëmijëve që Nuk Shikojnë dhe Instituti i Fëmijëve që Nuk Dëgjojnë janë duke kaluar në fazën e transformimit për t’i kthyer në Qendra Burimore. Do të jenë 16 punonjës të rinj të cilët do t’i atashohen kësaj qendre.”

Ministrja, Manastirliu nënvizoi edhe përpjekjet e qeverisë për të përmirësuar integrimin e fëmijëve me aftësi të veçanta në sistemin arsimor, duke shtuar numrin e mësuesve ndihmës dhe trajnimet për to.

“Ne kemi mbi 4 mijë fëmijë të cilët janë të integruar në shkollat tona. Janë mbi 2 mijë mësues ndihmës për këta fëmijë, por sigurisht fokusi ynë është të rrisim numrin e mësuesve ndihmës, duke ofruar gjithashtu për ta, trajnim dhe edukim në vazhdim.”

Ministrja Manastirliu shpjegoi se Qendrat Burimore nuk do të jenë thjesht shkolla për fëmijët me nevoja të veçanta, por institucione që do të koordinojnë një sërë klasash burimore në shkolla, duke mbështetur planet individuale të edukimit: “Qendrat Burimore do të koordinojnë në rang vendi hapjen e klasave burimore dhe do të ndjekin në mënyrë shumë të kujdesshme të gjithë planet individuale të edukimit të fëmijëve.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Shkolla “Luigj Gurakuqi” ka kaluar nëpër një proces të thellë përmirësimi infrastrukturor, që përfshin 16 mjedise mësimore, kabinete specializuese, palestra, terrene sportive, dhe një staf të zgjeruar me 16 punonjës të rinj. Ministrja theksoi rëndësinë e këtij përmirësimi për të garantuar standardet më të larta për mësimdhënien dhe kujdesin ndaj nxënësve. Kushtet për mbarëvajtjen e procesit mësimor janë mjaft të mira jo vetëm për të pritur 82 nxënësit e regjistruar këtë vit, por edhe për të shtuar numrin e fëmijëve që mund të trajtohen.

Related

Tags: Luigj GurakuqiManasterliushkollavizite
Previous Post

“Një nga figurat më të përfshira në aferat korruptive”- Përplasje elektorale në Qarkun e Fierit, kreu i Grupit të PD akuza ministres Balluku: Ka lidhje të forta me krimin e organizuar

Next Post

Dilema: Arbana në “BBV Albania” apo “BBV Kosova”?

Lajme të ngjashme

Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik, përforcim i ekipeve të urgjencës.

Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik, përforcim i ekipeve të urgjencës.

by redaktor2
07/29/2025
0

Në kuadër të zbatimit të masave të marra për garantimin dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor gjatë gjithë sezonit turistik, ministrja...

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

by redaktor2
07/24/2025
0

Prof.Dr. Enver Bytyçi Shqipëria prej vitesh shkon herë pas here në prag të kaosit. Viti 1997 ishte turpi dhe njëkohësisht prova,...

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

by redaktor2
07/22/2025
0

Nga Ermal Qori Ëndrra për një karrige e kundërshtarëve ngre Arlind Qorin në fronin e opozitës së re në Shqipëri....

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik…
  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.