• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Nga merkato tek entuziazmi në Kombëtare, rrëfehet trajneri kuqezi: E pamundur të përgatitemi për barazimin, Ukraina është e fortë

09/06/2024
in Sport
Nga merkato tek entuziazmi në Kombëtare, rrëfehet trajneri kuqezi: E pamundur të përgatitemi për barazimin, Ukraina është e fortë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, u shfaq sot para mediave duke komentuar përgatitjet e skuadrës kuqezi për ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve që luhet në Pragë kundër Ukrainës. Tekniku brazilian theksoi se pavarësisht mungesave, ekipi ishte gati për të kërkuar maksimumin nga kjo sfidë.   “Mungesat? Në punën e kombëtares ndodh. Kam parë që shumë ekipe të tjera kanë humbur lojtarë, është moment i vështirë pas Eurpianit. Kanë bërë pak pushime, kthehen, bëjnë fazë përgatitore, luajnë 2-3 ndeshje dhe vijnë në kombëtare. Kam lexuar që janë shumë që mungojnë. Edhe në Varshavë na ndodhi e njëjta gjë, por e ribëmë ekipin, por është mundësia për lojtarët e tjerë. Por më shqetëson diçka për lojtarët, janë shumë ndeshje, ata vijnë nga një Europian i vështirë dhe shumë prej tyre nuk kanë bërë pushimet. Hoxha? Të gjithë lojtarët janë gati, kjo është ajo që duam ne, kemi edhe një stërvitje këtë pasdite, nesër paradite diçka të lehtë, të shohim. Nuk është e thjeshtë, ai nuk e ka nisur ende një ndeshje, e kemi afruar në mars, për dy miqësore se ne e kemi parë. Ai e nisi rrugëtimin e tij aty. Janë hapa, avash-avash, e rëndësishme është të rritet në një ekip. Nuk është e thjeshtë të veshësh një fanellë të rëndësishme si e jona. Ai është i rëndësishëm për ne, si të tjerët. Kur flasim për Ukrainën, flasim për grupin, një grup shumë i vështirë, me të katër ekipet që bënë një Europian të mirë. Rebrov është i aftë, e organizon mirë skuadrën, ka lojtarë shumë të mirë, janë Sudakov, Çeparov, Mudrik, dy qendra, portieri… Janë teknikë, shumë fizikë dhe të organizuar, kanë bërë një Europian të mirë. Grupi ynë është shumë i vështirë, duhet ta përballojmë fizikisht se është skuadër e vështirë dhe shumë teknike”. MERKATOJA E FUTBOLLISTËVE TË KOMBËTARES- “Po jam i kënaqur. Vazhdimisht i ndjekim lojtarët tanë. Ka qenë një moment i vështirë i pushimeve, lojtarët kanë pasur presionin e merkatos. Jemi të gjithë të lumtur si staf teknik. Kështu mund të përqendrohen më tepër në ekip. Por që jemi shumë të lumtur.   RIKTHIMI I ENTUZIAZMIT TE FUTBOLLISTËT QË NUK LUAJTËN NË EUROPIAN – “Kjo është puna e kombëtares. Kam pasur fatin të punoj edhe te Brazili. Kombëtarja është e hapur për të gjithë. Lojtarët vijnë me shumë dëshirë për të përfaqësuar kombin. Kur nuk ka dëshirë për këtë, nuk mund të japë shumë. Nuk jemi të shqetësuar. Kemi bërë 4 ditë stërvitje dhe janë shumë të motivuar. Jemi të kënaqur me motivimin e lojtarëve.  SKEMA- “Ne për 1 vit e gjysëm kemi luajtur me 4-3-3 dhe 4-2-3-1. Ne i përshtatim skemat sipas karakteristikat që kemi te lojtarët. Mund të punojmë edhe me skemën 4-4-2. Seferi mund të bëjë rolin e një sulmuesi të distancuar. Uzuni mund të luajë sulmues qendror. Kemi lojtarë të fortë. Duke njohur karakteristikat e lojtarëve mund të përshtatim edhe skemat.   MUNGESAT – Në Varshavë, në ndeshjen e parë kur morëm ekipin, humbëm Ismajlin e Gjimshitin, tani humbëm Gjimshitin e Ajetin. Folëm edhe për lojtarët që kanë kaluar pak ditë pushimi. Kombëtarja është e hapur, një mundësi për të gjithë, të shkohet në fushë dhe të bëhet më e mira. Nuk janë 25 lojtarë. Unë marr 23-24, por lë në shtëpi 10-12. Është kështu, kjo është puna e Kombëtares. I KENAQUR ME BARZIMIN? – Unë e kam thënë gjithmonë që në ndeshjen e fundit të kualifikuesve kemi bërë një transferim në Moldavi e duhej barazimi. Por asnjë trajner në botë nuk e përgatit ndeshjen për të barazuar, është e pamundur. E përgatit për të fituar. Ne përgatitemi  për të fituar, pastaj ndeshja është ndeshje, ka çdo rezultat. Ka lojtarë të rëndësishëm që mungojnë, por duhet të luajmë, shkojmë në fushë të fortë dhe të shohim. Logjika është të përgatitim ndeshjen të fitojmë e pastaj të shohim.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: konferenceSilvinjo
Previous Post

Plagosje me thikë në një lokal në Roskovec, dyshohet për të plagosur

Next Post

Me kë nga ish-banorët e ‘Big Brother VIP’ ka ende komunikim Roza Lati?

Lajme të ngjashme

“Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen

“Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen

by redaktor2
06/07/2025
0

Ansi Agolli, njëri nga protagonistët e mbrëmjes famëkeqe të Beogradit, ka folur për emisionin “Max Sport” në “Euronews Albania” për...

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

by redaktor2
06/05/2025
0

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen e re për të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë. Për...

Silvinjo duhet të jetë më i qetë, sulmuesi kthehet në stërvitje me Shqipërinë

Silvinjo duhet të jetë më i qetë, sulmuesi kthehet në stërvitje me Shqipërinë

by redaktor2
06/05/2025
0

Seanca e sotme stërvitore e Kombëtares shqiptare ka sjellë një lajm shumë të mirë për kuqezinjtë. Pas mungesës në stërvitje...

“Po fryn erë e fort në Tiranë”, trajneri në Serbi paralajmëron serbët: Kini kujdes nga Armando Broja

“Po fryn erë e fort në Tiranë”, trajneri në Serbi paralajmëron serbët: Kini kujdes nga Armando Broja

by redaktor2
06/04/2025
0

Ivan Gozdenovic është një prej trajnerëve serbë i cili punon në Shqipëri. Në sezonin e fundit, ky trajner drejtoi Elbasanin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.