• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Rubrika- Pyet Avokatin: A mund të përshpejtohet divorci? Dua të martohem me Belgun.

09/17/2024
in Editorial, Ekskluzive e jona, Slider
Rubrika/ Pyet Avokatin: Çfarë është rivlerësimi i pronave të paluajtshme dhe si vlerësohet
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Përshëndetje Avokat,

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Unë jam Matilda nga Tirana, por jetoj në Belgjikë që nga viti 1998. Jam martuar në vitin 1995 dhe nga kjo martesë kam dy fëmijë të rritur. Aktualisht, kam një lidhje me një shtetas belg prej 5 vitesh. Martesa ime e parë nuk funksiononte, dhe për këtë arsye kam kërkuar divorcin nga bashkëshorti im i mëparshëm, i cili është shtetas shqiptar. Megjithatë, ai nuk ka pranuar dhe në vitin 2022 kam paraqitur një kërkesë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për zgjidhjen e martesës. Çështja akoma nuk është zgjidhur, pasi gjyqtarja që e kishte në shqyrtim u largua dhe tani çështja është në duar të një gjyqtareje tjetër, e cila ende nuk ka caktuar një datë për seancën.

Tani që kanë kaluar disa vite dhe bashkëshorti im i mëparshëm ka pranuar se martesa jonë ka përfunduar dhe është dakord për zgjidhjen e saj, a mund të ngremë përsëri padinë me marrëveshje? Kam dëgjuar se çështjet që trajtohen me marrëveshje shqyrtohen më shpejt. Ju lutem, më jepni një zgjidhje!

E nderuar Zonja Matilda,

Ju falënderoj që kontaktuat!

Për shkak të reformës në sistemin gjyqësor që filloi në vitin 2016, proceset gjyqësore tani shqyrtohen më ngadalë. Kjo është për shkak të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe implementimit të hartës së re gjyqësore. Kjo situatë është e përkohshme, por është një sfidë për qytetarët që përballen me vonesa që ndonjëherë janë të dëmshme moralisht dhe financiarisht.

Gjykata e Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë është një nga gjykatat më të ngarkuara për shkak të territorit dhe popullsisë që mbulon. Nëse do ta kishit inicuar procesin me marrëveshje, çështjet me marrëveshje zakonisht shqyrtohen më shpejt për shkak të procedurave më të thjeshta që kanë këto lloj çështjesh. Kjo do të thotë se shmangen disa procedura, si komunikimi i kërkesës padisë, kohë e caktuar për prapësime, provat, kundërpaditë dhe komunikimi i këtyre akteve palës paditëse.

Megjithatë, është shumë pozitive që ju dhe bashkëshorti juaj jeni dakord për të zgjidhur çështjen. Kjo do të thotë se ju duhet të paraqiteni në seancën e pajtimit për të shmangur dështimin e saj. Fëmijët tuaj janë të rritur, kështu që pas seancës së pajtimit, çështja do të kalojë në seancën gjyqësore dhe ju duhet të kërkoni përshpejtimin e procesit në datën e seancës së pajtimit.

Mirëkuptimi i bashkëshortit tuaj është shumë i rëndësishëm për të shmangur vonesat në Gjykatën Me Juridiksion të Përgjithshëm të Apelit, sepse nëse ai nuk do të kishte pranuar marrëveshjen, mund të ankohej ndaj vendimit tw Gjykatws sw Shkallws sw Parw, që do të sillte më shumë vonesa deri sa çështja të gjykohej në Apel.

Për të përshpejtuar procesin, do t’ju këshilloja të dërgoni një kërkesë për përshpejtimin e gjykimit te gjyqtarja e çështjes, duke shpjeguar arsyet për këtë kërkesë. Bashkëshorti juaj gjithashtu duhet të bëjë një kërkesë të ngjashme për përshpejtimin e gjykimit.

Për çdo paqartësi, ju lutem më kontaktoni nëpërmjet:

Cel: +355 69 27 37 706

E-mail: info@durajlegalservices.com 

Me respekt, 

Av. Alban Duraj

Related

Tags: Alban DUrajPyet AvokatinRubrika
Previous Post

Hapet Festivali i Filmit Marubi, Veliaj: “Një oaz lirie dhe dhuratë për qytetin; Tirana policentrike pulson nga ‘Maks Velo’ në Kinostudio”

Next Post

“Punoni maksimalisht për zgjedhjet parlamentare të 2025”- Rama u jep porositë drejtuesve politikë: Fokusi tek shqiptarët e diasporës, nxitini që të regjistrohen

Lajme të ngjashme

Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek nga afër zbatimin e procedurave

Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek nga afër zbatimin e procedurave

by redaktor2
07/17/2025
0

Mbi 150 shtetas shqiptarë kanë nisur procedurat në zbatim të marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore me shtetin italian, e...

Lufta Shabani-Lapaj për mandatin e Tiranës! Kreu i Shqipëria Bëhet letër KQZ: Mos njihni revokimin e dorëheqjes! Akti para se të niste numërimi

Lufta Shabani-Lapaj për mandatin e Tiranës! Kreu i Shqipëria Bëhet letër KQZ: Mos njihni revokimin e dorëheqjes! Akti para se të niste numërimi

by redaktor2
07/17/2025
0

Kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj i ka dërguar një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkon që KQZ-ja të...

Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë të një grupi të strukturuar

Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë të një grupi të strukturuar

by redaktor2
07/17/2025
0

Ata kishin krijuar një rrjet të dendur kriminal të dedikuar për prodhimin dhe trafikimin narkotikëve, si kokaina dhe marijuana, por puna e karabinierëve ka hedhur dritë mbi...

Instituti i ri për rehabilitimin e të miturve, Ministri Manja: Është e vetmja e këtij lloji në rajon! Minorenët me probleme me ligjin do të shkollohen

Instituti i ri për rehabilitimin e të miturve, Ministri Manja: Është e vetmja e këtij lloji në rajon! Minorenët me probleme me ligjin do të shkollohen

by redaktor2
07/17/2025
0

Në zonën e Mëzezit në Tiranë po ngrihet një institut i ri i specializuar për edukimin dhe rehabilitimin e të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë, këngëtarja publikon foto me të birin e porsalindur dhe zb…
  • E rëndë në Sarandë, gjendet e pajetë në banesën që kishte blerë disa vite më parë një shtetase ameri…
  • Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek n…
  • Lufta Shabani-Lapaj për mandatin e Tiranës! Kreu i Shqipëria Bëhet letër KQZ: Mos njihni revokimin e…
  • Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë…
  • Instituti i ri për rehabilitimin e të miturve, Ministri Manja: Është e vetmja e këtij lloji në rajon…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.