Megjithëse nuk qëndroi shumë në BBV, gazetarja Rudina Demneri ose siç e njohim ndryshe si Paloma, bëri jo pak bujë me deklaratat e saj brenda shtëpisë.
Një prej tyre është edhe rrëfimi i saj personal, ku shprehu se ka qenë viktimë e dhunës nga bashkëshorti i saj. Tanimë që ka kaluar më shumë se një vit që nga BBV, Paloma tregoi se kjo situatë “e ka vrarë shumë.”
“Kjo më ka vrarë shumë. Mendova se do kishim një audiencë që do të kuptonte jetën, sakrificën, dhe nuk do ta quante si ulje por si arritje atë që unë bëra. Sot ku ne bëjmë pjesë në një reality na i shkelin me këmbë këto pjesët emocionale, nuk e kuptojnë sa e vështirë është jeta. Kam kaluar një super sfidë”-tha Paloma.
Ajo rrëfeu në “S’e Luan Topi” edhe pasojat që ka pasur në momentin e daljes nga program, aty ku është detyruar të marrë nihmë nga një psikologe.
Paloma u shpreh se e ka përjetuar shumë të gjithë eksperiencën post-BBV, në të cilin nuk ka arritur të kuptojë se çfarë po ndodh vërtetë.
“Më shërbeu si një rikthim shumë emocionues në një media por në të njëjtën kohë shumë të vështirë e të egër, që unë e kam përjetuar shumë. Kam marrë një psikologe sepse nuk dalloja dot kur njerëzit më takonin në rrugë. Këtej shikoja njerëz që më shanin, bullizonin, ofendonin deri në rrënjët e familjes dhe këtej shihja njerëz që më përqafonin në rrugë. Unë nuk arrita ta ndaja dot botën virtuale”, tha gazetarja.
Por pavarësisht të gjitha vështirësive ajo shtoi se është motivuar dhe se ndjehet e lumtur për zgjedhjen që ka bërë.