Eiza González dhe Rita Ora bënë xing në Emmy Awards 2024!
González, 34 vjeç, dhe Ora, 33, u shfaqën të veshura me fustane pak a shumë njësoj në tapetin e kuq në Teatrin Peacock në Los Anxhelos, pasi të dyja kishin zgjedhur fustane rozë të gjatë me pallto me pupla Tamara Ralph për ngjarjen e së dielës.
González kishte veshur një fustan të mbuluar me temina me një prerje të thellë V nga koleksioni vjeshtë-dimër 2024/2025 i markës. Ora mbante një version saten nga linja vjeshtë-dimër 2023/2024 e markës.
Aktorja dhe këngëtarja gjithashtu kompletuan look-un e tyre me pallto me pupla të gjata deri në dysheme, të cilat i mbanin mbi krahë.
Megjithatë, duhet thënë se të dyja vajzat shkëlqyen me pamjet e tyre.