Eshtë ende një ide, megjithatë lajmi për krijimin e një shteti Bektashian në Shqipëri ndezi debat të madh brenda dhe jashtë kufirit Shqiptar.
I pyetur nga gazetari Ermal Qori, rreth qëndrimit të bashkimit Europian mbi këtë cëshjte dhe nëse do të njihet si “shtet” me pasaporta dhe kufijt e tij përcaktues, Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, tha ekskluzivisht për vizion Plus se Bashkimi Europian mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar.
“Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore. Në përgjithësi, BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar. BE-ja nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare.”-Tha Stano.
Për Stanon është ende shpejtë të komentohet kjo ide:
“ Nuk kemi komente në këtë fazë.”-Shtoi ai.
Më herët kryeminstri Edi Rama nëpërmjet një statusi në platformën X iu përgjigj kritikëve se është koha të njihne kontributet e bektashinjëve në vendin tonë.
Lajmin për ndërtimin e një shteti Bektashian, kreu i qeverisë e njoftoi të shtunën e kaluar në prestigjozen Amerikane Neë York Times