• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Komiteti Shqipëri-PE mblidhet nesër, Report Tv zbardh draft-rezolutën: Kujdes financimin në media! Të hiqet ‘roaming’ për shqiptarët në vendet e BE

11/30/2022
in Politikë, Te tjera
Komiteti Shqipëri-PE mblidhet nesër, Report Tv zbardh draft-rezolutën: Kujdes financimin në media! Të hiqet ‘roaming’ për shqiptarët në vendet e BE
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Komiteti Ndërparlamentar Shqipëri-BE për Stabilizim-Asocimin do të zhvillojë mbledhjen e radhës nesër dhe pasnesër (1 dhe 2 dhjetor) në Bruksel. Gazetari i Report Tv Ermal Qori ka siguruar Rezolutën e cila pritet të miratohet në fund. Deputetët në rezolutë përshendësin nisjen e procesit të negociatave të Shqipërisë me bashkimin Evropian duke nënvizuar se kjo është një fazë e re në rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në rezolutë përshëndetet roli i Shqipërisë në rajon dhe qëndrimi i saj për zhvillimet globale. Eruordeputetët inkurajojnë Shqipërinë të vazhdojë rolin e saj konstruktiv në zhvillimin dhe kultivimin e bashkëpunimit rajonal dhe rolin e saj aktiv në nismat rajonale, duke nënvizuar rëndësinë e gjithëpërfshirjes së tyre.
“Komiteti mirëpret heqjen e tarifave të roaming ndërmjet gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor; nxit, në këtë drejtim, të gjitha palët përkatëse të negociojnë një plan që do të çonte në eliminimin përfundimtar të tarifave të roaming midis Shqipërisë dhe të gjithë anëtarëve të BE-së”, thuhet në dradt rezolutë.

Komiteti ka shprehur shqetësimin se Shqipëria ka rënë me tetë vende në “Indeksin Botëror të Shtypit” të Reporterëve pa Kufij që nga viti 2018 dhe ndaj i kërkon vendit të vazhdojë dhe të intensifikojë përpjekjet për të garantuar ushtrimin e garantuar të lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias.
“Bën thirrje veçanërisht për rritjen e transparencës së pronësisë së medias, financimit dhe reklamimit publik; bën thirrje për të siguruar që gazetarët të mund të kryejnë punën e tyre jetike pa padi strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP), kërcënime dhe sulme fizike”, thuhet në rezolutë.
Komiteti drejtohet nga eurodeputeti Manolis KEFALOGIANNIS dhe deputeti socialist Taulant Balla, Bashkëkryetarë të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit të EUAlbania dhe shkëmbim mendimesh.
Ndërkohë që të pranishëm do të jenë edhe Oliver VARHELYI, Komisioneri për Zgjerimin, Josep BORRELL, Zëvendëspresident i Komisionit Evropian dje Përfaqësues i Bashkimit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Isabel SANTOS, raportuese e përhershme e Parlamentit Evropian për Shqipërinë etj Temat e Komitetit do të jenë ekonomia, energjia dhe mjedisi, sundimi i ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Shoqëria civile dhe media etj.

Related

Previous Post

Cila ka thyer rekord spektatorësh? Dua Lipa dhe Rita Ora në një ‘betejë virtuale’

Next Post

Sulm me bombë në një shkollë fetare të Afganistanit, vdesin 10 persona

Lajme të ngjashme

Asfalti elektoral në Belsh, rrëfimi i kryetarit të Bashkisë: Unë s’kam dijeni për punimet, “Vëllezërit Hysa”  i bënë vetë

Asfalti elektoral në Belsh, rrëfimi i kryetarit të Bashkisë: Unë s’kam dijeni për punimet, “Vëllezërit Hysa”  i bënë vetë

by redaktor2
06/02/2025
0

Hetimet e zhvilluara nga prokuroria e Elbasanit, për rastin e shtrimit të asfaltit elektoral në Belsh, kanë nxjerrë faktin se...

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

by redaktor2
06/02/2025
0

Që prej fillimit të vitit duket se ka një rivalitet të fortë (!) në lidhje me tenderët milionësh të AKSHI-t...

Deputeti i Durrësit, Arkend Balla, në terren: Inspekton punimet për rikonstruksionin e rrugës “Sulejman Pitarka” në lagjen 18

Deputeti i Durrësit, Arkend Balla, në terren: Inspekton punimet për rikonstruksionin e rrugës “Sulejman Pitarka” në lagjen 18

by redaktor2
05/30/2025
0

Me vizionin për një Durrës më modern dhe më të aksesueshëm për të gjithë qytetarët, deputeti Arkend Balla, i zgjedhuri...

Më i votuari i PS në Durrës, Arkend Balla: Bëj fushatë çdo ditë

Më i votuari i PS në Durrës, Arkend Balla: Bëj fushatë çdo ditë

by redaktor2
05/29/2025
0

Arkend Balla, deputeti më i ri i Partisë Socialiste në Durrës i cili rezulton edhe më i votuari në zgjedhjet...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • “Kujtime nga Atdheu – Festë me Miq”/ Fëmijët e diasporës festojnë shqip në Lausanne të Zvicrës
  • Hera Kume, fituesja e “Miss Kids Beauty 2025”, rrëfen në podcast: “Dua të shëroj botën, por mos harr…
  • Asfalti elektoral në Belsh, rrëfimi i kryetarit të Bashkisë: Unë s’kam dijeni për punimet, “Vëllezër…
  • Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq…
  • Deputeti i Durrësit, Arkend Balla, në terren: Inspekton punimet për rikonstruksionin e rrugës “Sulej…
  • Noizy nesër koncert në kryeqytet me DJ të famshëm nga e gjithë bota, Anuela Ristani: “Mirëpres…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.