• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

PD zbulon skemën në Berat dhe akuzon Ervin Demon: Si i fitojnë tenderat e Bashkisë tre kompanitë ortake në koncesione të tjera, gara me fitues të paracaktuar

09/25/2024
in Politikë, Slider
PD zbulon skemën në Berat dhe akuzon Ervin Demon: Si i fitojnë tenderat e Bashkisë tre kompanitë ortake në koncesione të tjera, gara me fitues të paracaktuar
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Partia Demokratike ka denoncuar kryebashkiakun e Beratit, Ervin Demo se ka firmosur tendera në shkelje me ligjin. Gjatë një konference për shtyp nga selia blu, zëdhënësja e antikorrupsionit, Genta Vangjeli u shpreh se tenderat në Bashkinë e Beratit i fitojnë tre kompani të cilat rezultojnë ortake në koncesione të tjera.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Edhe tenderi i radhës në Berat, shtoi ajo, ndërtimi i shkollës me vlerë 4.2 mln euro i është dhënë tre firmave nga ku rezulton se në kundërshtim me ligjin, kompanitë kanë paralelisht koncesione dhe kontrata të tjera publike.

“Në garën e hapur ‘kush të vjedh më shumë’, tenderat janë të mbyllur dhe fituesit të paracaktuar. Këtë bën edhe bashkia Berat drejtuar nga Ervin Demo, qënë shkelje të ligjit të prokurimit publik dhe jo vetëm, na jep shembullin se si mund të grabitet paraja publike dhe të shkelet ligji. Ndërtimi i Shkollës 9-vjeçare 22 Tetori, do t`i kushtojë shqiptarëve plot 4.2 milionë euro. Nuk do të merremi sot me kostot tejet të fryra të këtij projekti dhe as se projekti u fitua me 94% të fondit limit, por me faktin se të tria kompanitë fituese, në formën e bashkimit ekonomik (BOE), në kundërshtim me ligjin, kanë paralelisht koncesione dhe punë të tjera publike të fituara”, tha ajo.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

Deklarata

Korrupsioni dhe vjedhja janë plagë që po gjymton Shqipërinë në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Në garën e hapur ‘kush të vjedh më shumë’, tenderat janë të mbyllur dhe fituesit të paracaktuar.

Këtë bën edhe bashkia Berat drejtuar nga Ervin Demo, qënë shkelje të ligjit të prokurimit publik dhe jo vetëm, na jep shembullin se si mund të grabitet paraja publike dhe të shkelet ligji.

Ndërtimi i Shkollës 9-vjeçare 22 Tetori, do t`i kushtojë shqiptarëve plot 4.2 milionë euro.

Nuk do të merremi sot me kostot tejet të fryra të këtij projekti dhe as se projekti u fitua me 94% të fondit limit, por me faktin se të tria kompanitë fituese, në formën e bashkimit ekonomik (BOE), në kundërshtim me ligjin, kanë paralelisht koncesione dhe punë të tjera publike të fituara.

Dokumentet standarde të tenderit shtojca 8, Pjesa III: Kriteret e Përzgjedhjes/Kualifikimit pika D si dhe VKM nr.42, datë 16.01.2008 “Për miratimin e rregullores për procedurat e dhënies së licencave profesionale të zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike, që ushtrojnë veprimtari ndërtimi”, Kreu III , pika 2, parashikon se asnjë nga këto të tria kompanitë nuk mund të jetë fituese nëqoftëse janë duke zbatuar kontrata të të tjera për punë civile.

Sipas kritereve të DST të vendosura nga vetë bashkia Berat

– Çdo vetëdeklarim i pavërtetë/pasaktë nga ana e operatorëve ekonomikë jo vetëm që përbën shkak për skualifikimin nga procedura konkrete, por përbën shkak edhe për përjashtimin e tyre nga e drejta për të fituar kontrata publike deri në 3 vjet, sipas parashikimeve të ligjit për prokurimin publik.

Tre kompanitë: Besta shpk, Arkonstudio shpk dhe Zeqillari shpk, janë të angazhuara paralelisht në këto punime publike:

Kontratë koncesionare dt.29.4.2022 e lidhur me MIE për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të Integruar” në Vlorë, afati 35 vite

Kontratë dt. 25.05.2024 e lidhur me bashkinë Skrapar me objekt Rehabilitim urban në të dy anët e rrugës “Arkitekt Kasëmi”, afati 77 ditë,

Kontratë datë 31.12.2021 e lidhur me ARRSH me objekt Mirëmbajtje me performancë të rrugëve Rajoni Jugor : Loti IX : “Mirëmbajtje rutinë dhe dimërore me performancë rruga Berat – Corogjaf + rruga Corogjaf – k/Gllave – Antene+rruga Poshnje – Velemisht – k/Patos + rruga k/Marinez-Marinez, afati 48 muaj.

Arkonstudio shpk me pronar Erjon Kërit (djali i Pilo Kërit ) ish-kandidat i PS për qarkun Berat, denoncuar edhe më parë nga PD:

Kontratë koncesionare dt. 29. 4. 2022 e lidhur me MIE për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të Integruar” në Vlorë, afati 35 vite

Kontratë dt. 27. 6. 2023, e lidhur me ARRSH, me objekt zgjerimi i rrugës Elbasan-Qafe-Thane (Faza II), afati 24 muaj.

Njoftuar fitues nga FSHZH dt. 31. 07. 2023 për kontratën me objekt Ndërhyrje rigjeneruese në blloqet e banimit, rigjenerimi i stokut të banesave në Rajonin 3&4, Afati 24 muaj.

Kontratë dt. 06.12.2023 e lidhur me bashkinë Kolonjë me objekt: Ndërtim palestre për kompleksin “Shkolla Qendër Komunitare” për shkollën 9 vjeçare “Petro Nini Luarasi” dhe “Papa Kristo Negovani”, Ersekë.

Faktet dhe ligji që i mbështet për këtë janë të qarta si drita e diellit.

Ligjin e lexon mirë Ervin Demo siç e lexojnë edhe zyrtarët e lartë të bashkisë Berat, por Ervin Demo dhe bashkia e tij kanë zgjedhur të shkelin haptazi ligjin, pasi anëtarët e bashkimit të operatorëve fitues të kësaj procedure janë investuar në kontrata paralele.

Ervin Demo, nuk ka frikë nga shkelja e ligjit sepse e sheh që edhe në Tiranë nuk i gjen gjë ata që abuzojnë.

‘Ervinët’ e Shqipërisë ekzistojnë se i mbron Edi Rama.

Pa Edi Ramën zinxhiri i korrupsionit për para dhe parave për vota, zbërthehet menjëherë.

Related

Tags: akuzaErvin DemoPD
Previous Post

U dhunua barbarisht/ Avokati Mëngjesi thotë se ka rregulluar raportet me porositësin e sulmit Dritan Nanon. Vendimi që mori gjykata

Next Post

Laborator i ri në shkollën “16 Shtatori” në Pezë, Manastirliu: Zgjerojmë hartën digjitale edhe me 654 laboratorë inteligjentë në shkolla

Lajme të ngjashme

Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja në energjinë e rinovueshme

Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja në energjinë e rinovueshme

by redaktor2
06/25/2025
0

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku foli për arritjet, sfidat dhe masat e marra për menaxhimin e sezonit turistik,...

U kap me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet në flagrancë polici i patrullës në Tropojë

U kap me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet në flagrancë polici i patrullës në Tropojë

by redaktor2
06/25/2025
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në policin Fatbardh Kuçana, pjesë e policisë së Tropojës. Sipas njoftimit të AMP-së, Kuçana...

SHBA trajnime për prokurorët shqiptarë, zv. shefja e misionit amerikan, Hammond: Krimet kibernetike kërcënim për sigurinë kombëtare

SHBA trajnime për prokurorët shqiptarë, zv. shefja e misionit amerikan, Hammond: Krimet kibernetike kërcënim për sigurinë kombëtare

by redaktor2
06/25/2025
0

Në Tiranë u diplomuan pjesëmarrësit e kursit dyditor “Ndërgjegjësimi Kibernetik për Prokurorët”, i organizuar nga Ambasada e SHBA në kuadër...

Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë prestigjioze, sjellë vëmendjen ndërkombëtare

Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë prestigjioze, sjellë vëmendjen ndërkombëtare

by redaktor2
06/25/2025
0

Kroçera “National Geographic Orion” është ankoruar sot për herë të parë në Portin e Durrësit. Përmes një postimi në rrjetin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Leao i shkruajti modeles shqiptare, ajo zbulon bisedën me sulmuesin e Milanit: Nuk mendoj se…
  • Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja…
  • U kap me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet në flagrancë polici i patrullës në Tropojë
  • SHBA trajnime për prokurorët shqiptarë, zv. shefja e misionit amerikan, Hammond: Krimet kibernetike …
  • Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë pr…
  • Merrte para për favorizimin e një subjekti privat, arrestohet punonjësi i OSSH-së në Vlorë, e pëson …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.