• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Laborator i ri në shkollën “16 Shtatori” në Pezë, Manastirliu: Zgjerojmë hartën digjitale edhe me 654 laboratorë inteligjentë në shkolla

09/25/2024
in Slider, Sociale
Laborator i ri në shkollën “16 Shtatori” në Pezë, Manastirliu: Zgjerojmë hartën digjitale edhe me 654 laboratorë inteligjentë në shkolla
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishte sot në shkollën 9-vjeçare “16 Shtatori” në Pezë, një nga 300 shkollat që janë pajisur me laboratorë inteligjentë.
Ministrja Ogerta Manastirliu, theksoi rëndësinë e transformimit digjital të shkollave dhe përgatitjen e nxënësve për të përballuar sfidat e një shoqërie që po modernizohet me ritme të shpejta.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Fokusi ynë është te investimet që jemi duke bërë në rrjetin e laboratorëve inteligjentë në shkolla duke filluar nga Klasa I, kurrikula e Teknologjisë dhe Informacionit, përfshirja e platformës CodeMonkey që është një platformë e cila përdoret tashmë në rreth 35 mijë nxënës në të gjithë vendin, falë investimeve që kemi bërë. Janë 300 shkolla që janë pajisur me laboratorë SMART. Vetëm këtë vit kemi instaluar dhe kemi krijuar këto ambiente shumë miqësore për fëmijët në 216 laboratorë të cilët sigurisht tashmë jo vetëm janë funksionale, por përmes trajnimit të mësuesve, trajnimit të drejtuesve të shkollave është shumë më e lehtë organizimi i të gjithë kurrikulës e cila po rishikohet vit pas viti.”, tha Manastirliu.

Laboratori i ri SMART në shkollëm “16 shtatori” është pajisur me bazën e nevojshme, me 13 laptopë, do t’u shërbejë 185 nxënësve dhe mësuesve të shkollës në zhvillimin e kompetencave teknologjike, duke përgatitur nxënësit për një botë që po orientohet gjithnjë e më shumë drejt teknologjisë. Investimi në shkolla përfshin jo vetëm pajisjen me laboratorë SMART, por edhe përgatitjen e mësuesve për të përdorur teknologjinë në mënyrë efektive, duke ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së arsimit në Shqipëri.

“Kemi nga klasa I-III, një kurrikul të re, fletoret e punës dhe për të cilat ju tashmë jeni trajnuar, por nga ana tjetër e gjithë kurrikula e Teknologjisë, Informacionit dhe Komunikimit nga Klasa I deri në Klasën e XII do të vijojë që të transformohet me fokus jo vetëm aspektet që lidhen me teknologjinë, por edhe ato veprimtari të cilat kanë nevojë që të mundet të japin dije dhe t’i aftësojmë nxënësit përsa i përket të gjithë veprimtarisë së përditshme dhe si i ndihmon teknologjia apo bota digjitale në përmirësimin e aftësive të tyre dhe përballimin e të gjithë sfidave dhe gjithashtu përgatitjen për të ardhmen.”, tha Ministrja, Ogerta Manastirliu.

Në vijim të investimeve të qeverisë shqiptare, projekti për laboratorët SMART është më ambicioz.

“Synimi ynë është që të gjitha shkollat të pajisen me laboratorët SMART ndaj fokusi i qeverisë shqiptare është që të rrisë investimet përsa i përket teknologjisë dhe inovacionit në shkolla dhe jemi duke punuar që nga viti tjetër 2025 dhe në vijim edhe 654 laboratorë SMART të shtohen në rrjetin e shkollave tona për të siguruar që jo vetëm një përmirësim të teknologjisë, por edhe për ta përfshirë teknologjinë edhe në lëndët e tjera sikurse janë lëndët e shkencave edhe gjuha e huaj, të gjitha këto shumë të rëndësishme për të rritur aftësitë por edhe për ta sjellë shkollën në parametra bashkëkohore dhe për t’i përfshirë edhe në lëndët e tjera teknologjinë dhe inovacionin.” deklaroi Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Related

Tags: ManasterliuPeze
Previous Post

PD zbulon skemën në Berat dhe akuzon Ervin Demon: Si i fitojnë tenderat e Bashkisë tre kompanitë ortake në koncesione të tjera, gara me fitues të paracaktuar

Next Post

“Kam dëgjuar çudira të jashtëzakonshme”- Reagimet për krijimin e Shtetit të Urdhrit Bektashi, Rama: Ky komunitet është jetim në Shqipëri! Pse të tjerët e kanë të ardhmen e sigurtë

Lajme të ngjashme

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

by redaktor2
06/28/2025
0

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze...

Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë: Parandalim ndotjes akustike. Kontroll të rreptë mjeteve të lundrimit!

Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë: Parandalim ndotjes akustike. Kontroll të rreptë mjeteve të lundrimit!

by redaktor2
06/28/2025
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një vizitë inspektuese në qytetin bregdetar të Sarandës këtë të...

“Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës

“Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës

by redaktor2
06/28/2025
0

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit – në një përpjekje...

Udhëtimi në Çamëri dhe përballja me shtëpitë e shkatërruara, çfarë thoshte Ismail Kadare! Shumica e banorëve që u shpërngulën mizorisht, janë ende gjallë sot

Udhëtimi në Çamëri dhe përballja me shtëpitë e shkatërruara, çfarë thoshte Ismail Kadare! Shumica e banorëve që u shpërngulën mizorisht, janë ende gjallë sot

by redaktor2
06/28/2025
0

NGA ENVER KUSHI Reportazhin ”Guri dhe dega e ullirit” (Mbresa nga Çamëria), e kam shkruar disa javë pasi u ktheva...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Luiza Gega dhe partneri saj plane për fëmijë, të rejat nga çifti i njohur!
  • Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën
  • Trafiku i kokainës, Ylli Didanit i zbulohet prona në Republikën Domenikane
  • Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë: Parandalim ndotjes aku…
  • “Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës
  • Udhëtimi në Çamëri dhe përballja me shtëpitë e shkatërruara, çfarë thoshte Ismail Kadare! Shumica e …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.