• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Ato që dolën sot vetëm maja e ajsbergut”/ Akuzat e Salianjit: Ish-gjyqtari Artan Gjermeni në bisedat e Sky, Prokuroria ka përgjimet

09/25/2024
in Politikë
“Ato që dolën sot vetëm maja e ajsbergut”/ Akuzat e Salianjit: Ish-gjyqtari Artan Gjermeni në bisedat e Sky, Prokuroria ka përgjimet
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka akuzuar sot edhe ish-gjyqtarin Artan Gjermeni si të përshirë në çështjen “Geron Xhafaj”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Salianji tha se Gjermeni rezulton i përfshirë në komunikimet e SKY ECC, duke favorizuar grupet kriminale.

“Po ju them për herë të parë, gjyqtari Artan Gjermeni është i kapur, është në vendime gjyqësore ku janë transkriptet e bisedave në Sky ku bëhet fjalë për favorizim të grupeve kriminale, për ndërhyrje në short, manipulime në short për të shkuar te gjyqtari Artan Gjermeni me pretendimin se ka marrë para dhe përgjimet për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor do të publikohen në momentin e duhur… Ka përgjime zyrtare, disponohen nga Prokuroria”, theksoi Salianji, duke paralajmëruar kallëzim në SPAK.

Ai ka lexuar një pjesë të përgjimeve të Prokurorisë së Torinos, ku rezulton i përfshirë ish-gjyqtari.

“Artan Gjermeni në shërbim të bandës kriminale të Lushnjes. Denoncimi ka ardhur nga të dhënat e ardhura nga provat e dosjeve gjyqësore që tregojnë lidhjen e drejtpërdrejtë të funksionarit në fjalë me eksponentët kryesorë të bandës kriminale.

Sot funksionari se ka pretenduar se nuk ka lidhje me bandën, po ju lexoj se çfarë ka thënë më parë: Në gjykimin që i është bërë bandës së Lushnjes nga Gjykata e Krimeve të Rënda, i penduari i bandës Petrit Liçi ka deklaruar se një nga rastet e përfshirjes së drejtpërdrejtë të gjyqtarit Gjermeni, Liçi është ndihmuar për t’u liruar nga burgu për akuzën e armëmbajtjes pa leje, nga gjyqtari Gjermeni, me ndërhyrjen e Enver Dondollakut.

Kjo gjë, në deponimet që Liçi ka bërë pa Gjykatës së Krimeve të Rënda depozitojmë dhe e kemi edhe ekstraktin e procesit gjyqësor, dokumentet do i vendosim në dispozicion edhe të SPAK, por edhe nga hetimi i ILD të kohës, Artan Gjermeni në dhunim të procedurave të shortit ka marrë përsipër direkt gjykimin e shortit të Liçit, e ka liruar atë pas 40 ditësh burg”, tha Salianji.

Në vijim deputeti demokrat paralajmëroi kallëzim penal në SPAK ndaj deputetit socialist, Fatmir Xhafaj.

“Do të depozitojmë gjithçka që kemi dijeni. Lidhur me kallëzimin tjetër që do të dërgojmë në SPAK për shkak se Fatmir Xhafajt i është dhënë fuqi dhe mbrojtje politike, ligji nuk funksionin si për të gjithë, duke iu shmangur hetimit pasuror për shkak se është subjekt i ligjit antimafia, do të depozitojmë edhe këtë kjallëzim. Do të merremi më çdo person që është i përfshirë në këtë aferë jo vetëm korruptive, por që minon shtetin e së drejtës, shtetin ligjor dhe e kthen prokurorinë dhe gjykatat si një rast për përdorim politik, për të goditur kundërshtarin politik dhe shantazhuar. Në rastin tim as ma mbyllin dot gojën, as më vendosin dot në pozita të vështira. Do të nxjerrim në çdo rast përgjimet e tjera, do të bëjmë skanim të të gjithë personave të përfshirë”, tha deputeti demokrat.

Ai tha se e gjithë sajesa në lidhje me gjyqin për kallëzimin e pabërë është depozituar në gjykatë për arsye që të shmanget nga kallëzimi i ri vëllai i ministrit të Brendshëm të kohës.

“Gjyqtari i çështjes i cili është tërhequr në gjykime të tjera të mëparshme për shkak se njihte avokatin tim dhe ka deklaruar se ka konflikt interesi, më pas i ka ikur konflikti i interesit dhe më pas ka marrë përsipër të bëjë një gjë të pamendueshme që nuk është në funksion të ligjit”, tha Salianji.

Related

Tags: Ervin SalianjiSKY ECC
Previous Post

Shpërthen Elda Hoti: Hajdutët e bashkisë duhet të shkojnë aty ku kanë vendin.

Next Post

Vazhdon drama, avokatja e Arbenitës: Fero nuk e ka marrë ende kujdestarinë e vajzës

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

“Nxis publikun të denoncojë çdo rast”- Siguria në plazhe, Balla: Duhet rritje e vigjilencës, përgëzoj policinë për reagimin e shpejtë

Berisha e quajti 21 Janarin krim shtetëror pa dashje, reagon Balla: Saliu urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard

by redaktor2
08/05/2025
0

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka reaguar me një video të publikuar në rrjetet sociale, pas deklaratave të fundit të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.