• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Dosja ‘Babale’/ Apeli dënon me 1 vit burg deputetin e PD-së Ervin Salianji! Lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë (FOTO+ VIDEO)

09/26/2024
in Politikë
Dosja ‘Babale’/ Apeli dënon me 1 vit burg deputetin e PD-së Ervin Salianji! Lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë (FOTO+ VIDEO)
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Tirane-Gjykata e Apelit le në fuqi dënimin me 1 vit burg për Ervin Salianjin

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Pamjet e turpshme të pak ditëve më parë u përsëritën sërish sot në Gjykatën e Apelit ku trupi gjykues do të shpallë vendimin për deputetin Ervin Salianji i cili është dënuar nga gjykata e Shkallës së Parë me 1 vit burg për dosjen’ Babale’.

Salianji ka ankimuar vendimin, ndërsa për dy vjet seancat nuk u zhvilluan për mungesë të avokatëve të tij. Deputeti demokrat u paraqit në gjykatë ndërsa në mbështetje të tij ishin edhe 16 deputetë të grupit parlamentar të PD-së si presion ndaj trupit gjykues që pritet të lexojë vendimin. 

Salianji i printe deputetëve të grupit parlamentar Luciano Boçi, Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Xhelal Mziu, Bledion Nallbati, Helidon Bushati, Asllan Dogjani, Dhurata Çupi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Oerd Bylykbashi, Ferdinand Xhaferri, Edi Paloka, Dashamir Shehi, Lefter Gështenja, Zheni Gjergji, Ludovik Hasani. 

Çfarë ndodh në seancë
Seanca e sotme ishte për dhënie vendimi, por meqë avokatët e Geron Xhafës kishin paraqitur vendimin e pushimit të GJKKO-së që u bë objekt debate seancën e kaluar, Apeli riçeli shqyrtimin që e kishte mbyllur seancën e kaluar për të marrë provën

Kjo u konsiderua e paligjshme nga avokati i Salianjit

“Është e padegjuar më parë që pasi mbyllet shqyrtimi të depozitohen prova të reja në gjykatë. Vendim në kundërshtim me ligjin” tha Ledio Braho.

“Nëse do kishte nje hrtim në vazhdim për trafik ndërkombëtar droge, nuk do kishte kallëzim te rremë. Prokurorit në seancën e kaluar, ja dhanë gati letrën ne dorë” tha Salianji

‘Kujdes me etikën” tërhoqi vëmendjen gjyqtarja Elona Toro.

Më pas shqyrtimi u mbyll dhe trupi gjykues u tërhoq për të dhënë vendimin përfundimtar.

Dosja Babale
Skandali i inskenimit të “Babales” doli më 14 Maj të vitit 2018 nga selia e PD-së në Tiranë, në një konferencë për shtyp ku dolën Ervin Salianji, Enkelejd Alibej dhe Gazment Bardhi, duke denoncuar atë që e quajtën “audio-përgjim ku implikohej në trafik droge Geron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj”. Përgjimet me stilolaps pretendoheshin se ishin bërë nga Albert Veliu (Babalja), kunati i tij Alfred Alizoti dhe gazetari Jetmir Olldashi, në prill të atij viti, në një lokal në Vlorë.
Prokuroria Tiranë dhe Gjykata e shkallës së parë konkluduan se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit, duke i dënuar. 

Related

Previous Post

A u ndikua Macron nga marrëveshja për armët me Beogradin? Media pranë BE: Franca dhe Italia po bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në BE

Next Post

“Sot është një ditë e keqe”, Dhurata Çupi për dënimin e Salianjit: Hakmarrje politike. Të reagojmë, nesër do jetë vonë

Lajme të ngjashme

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

by redaktor2
06/06/2025
0

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, ka uruar të gjithë qytetarët shqiptarë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke theksuar...

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

by redaktor2
06/05/2025
0

U ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21...

“Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha të gjitha, Shqipëria favoritja kryesore për në BE

“Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha të gjitha, Shqipëria favoritja kryesore për në BE

by redaktor2
06/05/2025
0

Ministri i Shtetit, Taulant Balla ka përcjellë sot në Kuvend një mesazh të rëndësishëm mbi progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit...

Parlamenti i Shqipërisë miraton me 71 vota ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën, opozita nuk merr pjesë

Parlamenti i Shqipërisë miraton me 71 vota ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën, opozita nuk merr pjesë

by redaktor2
06/05/2025
0

Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar me 71 vota dy nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditës, ndryshimet në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivit…
  • Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri…
  • Është shtatzënë? Kiara i përgjigjet pyetjes që të gjithë po bënin
  • Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur…
  • Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është …
  • “Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.