• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Veliaj jep lajmin e mirë: Ushqim falas në shkollat e kryeqytetit; Do ndërtojmë Qendër për fëmijët me nevoja të veçanta

10/01/2024
in Aktuale, Slider
Veliaj jep lajmin e mirë: Ushqim falas në shkollat e kryeqytetit; Do ndërtojmë Qendër për fëmijët me nevoja të veçanta
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka dhënë një lajm të rëndësishëm për fëmijët e kryeqytetit dhe ata me nevoja të veçanta. Duke nisur nga shtatori i vitit të ardhshëm, të gjithë nxënësit e Tiranës do të përfitojnë ushqim falas në shkollat publike. Ky vendim synon të sigurojë një fillim të barabartë për të gjithë fëmijët, pavarësisht gjendjes ekonomike të familjeve të tyre apo situatës familjare. “Vendimi që kemi marrë është që, duke filluar nga Shtatori i vitit tjetër, në të gjitha shkollat e Bashkisë së Tiranës do të ofrojmë ushqim falas për fëmijët dhe nxënësit. Sepse besojmë fort që pavarësisht nëse prindërit i kemi me ndihmë ekonomike ose në gjendje të mirë ekonomike, pavarësisht nëse i ke të dy prindërit, apo nëse prej një fatkeqësie të mungon një nga prindërit, të gjithë duhet ta kenë fillimin e barabartë. Ne duam që fillimi, për të gjithë ata që vijnë në shkollat tona për të marrë vitaminat dhe vlerat ushqimore, të jetë njësoj”, tha Veliaj.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në të njëjtën kohë, Veliaj njoftoi edhe për një projekt tjetër të rëndësishëm: ndërtimin e një qendre për fëmijët e spektrit autik dhe ata me sindromën Down. Kjo qendër do të ofrojë mbështetje të specializuar për fëmijët me nevoja të veçanta, duke u siguruar atyre një ambient të përkushtuar për zhvillimin dhe integrimin e tyre. “Ne kemi marrë një vendim që, ashtu siç Piramida është qendra e ekselencës digjitale në të gjithë rajonin tonë, duam që tek prona ngjitur me Ambasadën Amerikane, në një nga pronat më të çmuara të Tiranës, të ngrejmë një qendër ekselence për të gjithë fëmijët e spektrit autik dhe sindromës Down. E meritojnë gjithë vëmendjen tonë. Dua të jemi të parët edhe për të ndihmuar engjëjt tanë me nevoja speciale, ashtu siç po kujdeseni pranë çerdheve, kopshteve, shkollave, ashtu të kemi edhe një qendër specifike edhe për pjesën mbas mësimit. Secili meriton të ketë një shans të përmirësohet, të ketë një shans të fluturojë dhe të ketë një shans që të shkëlqejë në Tiranë”, u shpreh Veliaj.

Related

Tags: shkollaushqim falasVeliaj
Previous Post

Burgosja e Salianjit bëhet çështje edhe në Bruksel, Bylykbashi: Tre figurat e PD u dënuan me prova të fabrikuara! Kërkojmë mbështetjen e PPE

Next Post

“Dhuna nuk ka vend në demokraci”/ Ambasada britanike reagon pas incidenteve në Kuvend: Nxisim dialogun konstruktiv mes partive politike

Lajme të ngjashme

Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivitetet që do të organizohen

Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivitetet që do të organizohen

by redaktor2
06/06/2025
0

Një përvojë unike artistike dhe kulturore do të përjetohet në Tiranë nga data 9 deri më 12 qershor, në kuadër...

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

by redaktor2
06/06/2025
0

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, ka uruar të gjithë qytetarët shqiptarë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke theksuar...

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

by redaktor2
06/05/2025
0

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen e re për të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë. Për...

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

by redaktor2
06/05/2025
0

U ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivit…
  • Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri…
  • Është shtatzënë? Kiara i përgjigjet pyetjes që të gjithë po bënin
  • Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur…
  • Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është …
  • “Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.