• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Kaosi në Kuvend, Grupi i PS kërkesë kryetares së Parlamentit për masa disiplinore ndaj 24 deputetëve të opozitës! Ja kur mblidhet Sekretariati i Etikës

10/01/2024
in Politikë
Kaosi në Kuvend, Grupi i PS kërkesë kryetares së Parlamentit për masa disiplinore ndaj 24 deputetëve të opozitës! Ja kur mblidhet Sekretariati i Etikës
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Grupi i PS i është drejtuar me kërkesë kryetares së Kuvendit, për të marrë masa disiplinore ndaj 24 deputetëve të opozitës, një ditë pas kaosit të shkaktuar në seancë plenare.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Për shqyrtimin e kësaj kërkesë, Sekretariati i Etikës mblidhet të mërkurën në orën 15:00.

Grupi i PS ka kërkuar masa disiplinore, ndaj deputetëve Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.

“E nderuar zonja Kryetare e Kuvendit. Seanca Plenare e datës 30.09.2024 nisi me tensione dhe dhunë nga deputetët e opozitës, sjellje këto të cilat cenuan zhvillimin e rregullt të seancës plenare, në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit dhe Kodin e Sjelljes së Deputetit.

Deputetët e opozitës që në nisje të seancës i janë drejtuar foltores duke e bllokuar atë dhe duke u konfliktuar fizikisht me punonjësit e Gardës së Republikës. Deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati goditën me mjete shumë të forta drejt Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, mjete të cilat mund të rrezikonin dhe jetën, dhe vënia në rrezik e jetës brenda sallës së Kuvendit të Shqipërisë është e papranueshme.

Deputetët e opozitës vijuan me kaosin në sallë duke nxjerrë jashtë nga salla e parlamentit karriget të cilave më pas u vendosën flakën, duke rrezikuar kështu përhapjen e flakëve në godinë. Tensionet e krijuara në sallë penguan deputetët e mazhorancës që të mbanin fjalët e tyre të cilët ishin regjistruar për të diskutuar në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, sipas rendit të ditës, Deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledion Nallbati nuk lejuan që deputetët Erion Braçe dhe Petro Koçi të mbanin fjalët e tyre duke i marrë kartën dhe dëmtuar paisjen elekronike.

Deputetët gjithashtu kanë tentuar të mos lejojnë të mbante fjalën dhe Kryetari i grupit Niko Peleshi dhe Nënkryetari i Grupit Toni Gogu duke krijuar tensione. Këto sjelle dhe veprime të rënda kanë cenuar rëndë parimet dhe vlerat parlamentare. Këto situata të rënda kanë dëmtuar jo vetëm imazhin e Kuvendit si institucioni më i lartë ligjvënës i vendit, por edhe pengojnë përmbushjen e funksioneve të tij të rëndësishme. Veprimet e deputetëve të opozitës janë një shkelje e hapur dhe flagrante e detyrave të tyre si përfaqësues të popullit dhe bien ndesh me normat e mirësjelljes dhe etikës parlamentare”, thuhet në kërkesën e grupit të PS.

Njoftimi:

Të nderuar deputetë,

Bazuar në nenin 65/2 pika 2 të Rregullores së Kuvendit,

Ju njoftoj se me anë të shkresës   nr. 3634 prot, datë 1.10.2024 të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, është paraqitur kërkesa për marrje mase disiplinore ndaj 24 deputetëve:

Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.

Ju njoftoj se Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet  ditën  e mërkurë, datë 2.10.2024, ora 15.00,

për shqyrtimin e kësaj kërkese.

Bashkëlidhur gjeni kërkesën për marrje mase disiplinore

1
2
3

Related

Tags: depuetetGrupi Pskerkeseperjashtim
Previous Post

Elda Hoti denoncon: Prej muajsh rreth 1000 familje në Milot kanë patur probleme me furnizimin e ujit të pijshëm

Next Post

Dita Botërore e të Moshuarve, Koçiu: Shërbime terapeutike dhe proteza falas për të moshuarit

Lajme të ngjashme

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

by redaktor2
06/06/2025
0

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, ka uruar të gjithë qytetarët shqiptarë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke theksuar...

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

by redaktor2
06/05/2025
0

U ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21...

“Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha të gjitha, Shqipëria favoritja kryesore për në BE

“Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha të gjitha, Shqipëria favoritja kryesore për në BE

by redaktor2
06/05/2025
0

Ministri i Shtetit, Taulant Balla ka përcjellë sot në Kuvend një mesazh të rëndësishëm mbi progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit...

Parlamenti i Shqipërisë miraton me 71 vota ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën, opozita nuk merr pjesë

Parlamenti i Shqipërisë miraton me 71 vota ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën, opozita nuk merr pjesë

by redaktor2
06/05/2025
0

Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar me 71 vota dy nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditës, ndryshimet në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.