Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, në fjalën e tij për mediat mbi ecurinë e ekonomisë shqiptare, deklaroi se paga mesatare në sektorin privat në vendin tonë ka njohur rritje.
Sejko theksoi se edhe parashikimet për të ardhmen mbeten pozitive. Ai tha se tregjet financiare janë relativisht të qeta.
Guvernatori i BSH Gent Sejko: Punësimi në sektorin privat jobujqësor u rrit me 1.9 përqind. Paga mesatare në sektorin privat gjithashtu u rrit. Politika e kujdesshme monetare e ndjekur ka rezultuar e suksesshme. Inflacioni është mbajtur në norma normale.
Tregjet financiare janë relativisht të qeta. Kushtet e kreditimit janë stimuluese. Kursi i këmbimit është i qëndrueshëm. Parashikimet tona për të ardhmen mbeten pozitive. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë. Ne synojmë të ulim dhe më tej inflacionin.