Atletico e Madridit mori një humbje të thellë mbrëmjes e së mërkurës, teksa të besuarit e Diego Simeones u mposhtën 4-0 në Da Luz nga skuadra e Benficës. Ende pa kaluar polemikat e post-derbit të së djelës ndaj Realit, “Los Cholchoneros” marrin “shuplakë” të rëndë teksa mposhten përballë skuadrës vendase, që po kalon një moment fantasitk, që kur drejtimin e ka marrë tekniku Bruno Lage. Skuadra e “Shqiponjave” merr në këtë mënyrë fitoren e dytë në po kaq ndeshje.
Ekipi vendas ishte perfekt duke e dominuar sfidën nga fillimi në fund. Në pjesën e parë shifrat u zhbllokuan në minutën e 13, falë një gabimi në mbrotje të madrilenëve, teksa u tregua i saktë brenda zonës Akturkoglu. Atletico dhe vetëm disa shkëndija teksa në fundin e pjesës së parë goditi traversën me Samuel Linon. Pjesa e dytë më pas foli e gjitha për Benfikën. Penalltitë e Di Marias dhe Kokçu si dhe goli i Bah vulosën kapitullimin e skuadrës së Atleticos në këtë sfidë.
Interesant ishte fakti se “Los Cholchoneros” nuk e goditën asnjëherë kuadratin në këtë ndeshje.
Në përfundim nuk e fshehu zhgënjimin tekniku i Atleticos, Diego Pablo Simeone: Luajtëm keq dhe humbëm, duhet ta pranojmë verdiktin. Më vjen keq pasi deri tani kemi bërë një punë të mirë, duhet të harrojmë këtë ndeshje e të vazhdojmë përpara”, theksoi Simeone.
Ndërkohë një fitore shumë të rëndësishme mori edhe Feyenord. Skuadra holandeze mposhti Gironën në transfertë me rezultatin 2-3. Golat e Lopez dhe Van de Beek nuk mjaftuan për skuadrën vendase, e cila këtë sezon është totalisht një ekip i tjetërsuar krahasimisht me ekipin e një viti më parë. Për Feyenrod ndihmuan 2 autogolat e realizuar nga vendasit si dhe një gol nga Milambo.