Mbi 100 automjete private dhe 3 fugonë me protestues janë nisur nga qyteti i Fierit drejt Tiranës.
Sipas informacioneve të marra pranë selisë blu, janë rreth 800 protestues të cilët do t’i bashkohen protestës së kësaj të hëne.
Po ashtu, korrenspondenti nga Kruja bënë me dije se rreth 600 protestues janë nisur me makina private edhe nga rrethi i Krujës në drejtim të Tiranës, për t’ju bashkuar protestës së organizuar nga opozita në kryeqytet.
Protestuesit mësohet se janë nisur nga Kruja, Fushë-kruja, Nikla, Thumana, Malësia, Bubqi, etj.
Ndërkohë nga Durrësi nuk ka organizim në nisjet e protestuesve. Gazetari nga Durrësi bën me dije se dega e PD tha se demokratët do nisen me makina private nga banesat e tyre dhe nuk janë vënë autobuza në dispozicion