Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se në disa qytete policia ka shkuar nëpër shkolla për të marrë vesh nëse adoleshentët do të marrin pjesë në tubimin e thirrur sot në orën 18:00.
Berisha i bën thirrje policisë të qëndrojë larg shkollave, ndërsa ka publikuar një video ku demokratët janë nisur nga Kurbini dhe Shkodra për t’iu bashkuar protestës.
https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=1077038823972284
Reagimi i Berishës:
Larg policinë nga shkollat!
Dhunë policeske në shkolla ditën e mosbindjes civile!
Narko-qeveria e lebetitur nga adoleshentët!
Dënoj me forcën më të madhe përpjekjen për të friksuar adoleshentët guximtarë që janë tmerri i narko-qeverisë.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
Pershendetje dr sot ne disa qytete kane derguar policine nëpër shkolla për të marrë vesh për ndonjë pjesëmarrje adoleshentësh ne Marshimin drejte Tiranes.