Protestuesit e opozitës kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë të mbledhur nga disa drejtime. Protesta është paralajmëruar ndryshe nga herët e kaluara, pa fjalime por me aksione konkrete në terren. Lidershipi i opozitës ka deklaruar se sot nis mosbindja civile. PD dhe partitë e saj aleate thirrën protestën kombëtare pas burgosjes së Ervin Salianjit. Opozita e konsideron drejtësinë të politizuar, ndërsa një nga kërkesat e forta të tyre mbetet qeveria teknike e cila do të organizojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës. Në këto momente mbështetësit e PD dhe përfaqësuesit e rëndësishëm të opozitës po marshojnë drejt Kryeministrisë.
Agron Shehaj i përgjigjet akuzave të Sali Berishës: Databazën ia dhashë unë kur mbeti pa parti, më pas bëri kuvendin e famshëm të stadiumit
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i është përgjigjur Sali Berishës, i cili e akuzoi se ka vjedhur databazën e...