TIRANË- Në një kohë kur po diskutohet për mbarimin e mandatit në janar të ambasadores amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, diplomatja tha se do të ajo jetë këtu për ca më gjatë. Duke mos dhënë një kohë konkrete se sa do të zgjasë qëndrimi i saj këtu, Yuri Kim tha se këtu ka mësuar se ka një sfidë të madhe, e shtoi se Shqipëria është një vend me histori, për të cilën duhet të ndjejmë respekt.
Kam 3 vite në Shqipëri do jem këtu edhe për ca më gjatë! Por këtu kam mësuar se ka një sfidë të madhe! Nuk është se Shqipëria është tërësisht e korruptuar, kjo nuk është e vertetë. Ka histori këtu dhe duhet të ndjemë empati dhe respekt për historinë që ka kaluar ky vend. Ky është një vend i vogël dhe të gjithë njohin. Ka ardhur koha për te thënë se Shqipëria është gati për fazën tjetër, se ne nuk mund të vazhdojmë më kështu. Vendime për atë se kush do jetë në atë pozicion të caktuar, kreu i një institucioni apo një tjetri.’- tha Yuri Kim.
Gjatë një takimi të nivelit të lartë “Drejt ekselencës gjyqësore”, në ambientet e godinës ‘Poli i Drejtësisë’ në KLGJ, Yuri Kim përsëriti sërish mesazhin e drejtpërdrejtë për politikanët, për të cilët tha se u pëlqen apo nuk ju pëlqen ato do të mbështesin dhe çojnë përpara reformën në Drejtësi.