Procesi i zëvendësimit të Yori Kim ka nisur, ndonëse vetë ambasadorja amerikane që është drejt mbarimit të mandatit ka konfirmuar se do të jetë edhe pak më gjatë në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nuk është thyer etika diplomatike duke theksuar se është nisur nga departamenti i Shtetit si për të gjithë ambasadorët.
Rama u shpreh se Ministria e Jashtme bëri njoftimin për procedurat e zëvendësimit pasi Amerika është e veçantë për Shqipërinë. Në një konferencë për media në mbyllje të mbledhjes së tij me drejtuesit politikës të PS në qarqe, kreu i qeverisë hodhi poshtë të gjitha spekulimet se ka krisje të marrëdhënies me ambasadoren Kim.
Nuk është thyer asnjë etikë dhe procesi për zëvendësimin ka nisur siç është thënë dhe nga ministria e jashtme. Nuk e kemi nisur ne procesin por departamenti i shtetit. Amerikën e kemi të veçantë. Ngjitja mes meje dhe ambasadores është më e fortë se kurrë, në mund ta përdorim metaforën me krisje dhe ngjitje. Nuk ka asnjë problem, ne kemi pasur dje një takim të gjatë, konstruktiv, miqësor, nuk ka asnjë problem. Domethënë, kush e shpreson krisjen, gabon”, tha Rama.