Thomas Tuchel është trajneri i ri i Anglisë. Tekniku gjerman pason në këtë post Lee Carsley, trajneri i cili mori përkohësisht drejtimin e “Tre Luanëve” pas largimit të Gareth Southgate.
Thuchel do të firmos një kontratë deri në deri në 2026, më saktë deri në përfundim të Botërorit të ardhshëm. Tuchel bëhet trajneri i tretë i huaj i cili do të drejtojë ishullorët pasi më herët këtë detyrë e kanë mbajtur personalitete si i ndjeri Sven Goran Eriksson dhe Fabio Capello.
Tuchel ka një karrierë të shkëlqyer si trajner pasi më herët ka drejtuar ekipe të mëdha si Dortmund, PSG, Chelsea dhe Bayern Munich. Aventura e tij e fundit ishte pikërisht në krye të Bayern ku u largua në fund të sezonin të shkuar.
Tekniku gjerman flitej se do të merrte drejtimin e Man.United, por në fund me sa duket është bindur nga drejtuesit e Federatës Angleze, me këta të fundit që tentuan edhe Pep Guardiola-n, madje e kontaktuan zyrtarisht.
Zgjedhja e Tuxchel në krye të përfaqësueses angleze pushtoi faqet e para të media në ishull, ky titulli më pikant ishte ai i Star Sport: “Të paktën tani jemi të sigurt për të fituar me penallti”.