TIRANË– Arber Kola, 30-vjeç ka rënën në prangat e bluve të kryeqytetit pasi shpërndante kanabis në doza në zonën e Don Boskos dhe në afërsi të shkollave.
Nën hetim është vënë dhe motra e tij 32-vjeçare me iniciale Xh. K. Kur efektivët po kryenin kontroll në banesën e tyre, ajo ka tentuar të fshehë sasinë e drogë që vëllai i saj mbante në shtëpi.
Aktiviteti i paligjshëm i 30-vjeçari Kola ishte i përqendruar në zonën e Don Boskos në kryeqytet, dhe për më tepër afër disa shkollave. Kur u arrestua ai kishte me vete doza drogë, të cilat mesa duket i kishte përgatitur për t’i shitur.