Arrest në burg ka caktuar Gjykata e Apelit të Posaçëm për Marklen Hakën, i arrestuar me dyshimin se ka tentuar të vrasë një eksponent të njohur të krimit, Durim Bamin. Haka u vu në pranga në nikël në shtator të këtij viti, pas një operacioni të organizuar nga policia e shtetit ku morën pjesë edhe forcat speciale RENEA.
Gjatë marrjes në pyetje Haka ka mohuar përfshirjen e tij në atentatin ndaj Durimi Bamit që ndodhi në zonën e fushë-krujës në nëntor të 2020-tës. Po kështu ai ka pretenduar se nuk ka asnjë konflikt me Durim Bamin apo persona të tjerë ndërsa nuk ka përdorur ndonjë herë aplikacionin Skay Enchro Chat.
Prokuroria e akuzon atë si një nga personat që ka mbajtur në vëzhgim Durimin Bamin dhe i ka dhënë informacion grupit të Ervis Martinajt dhe Arben Ndokës që kërkonin eleminimin e tij. 33-vjeçari Marklen Haka ishte në kërkim prej muajt maj të këtij viti ndërsa u arrestua në banesën e kushëririt të tij Kljadi Haka në 6 shtator. Edhe ky i fundit u vu në pranga me akuzën e përkrahjes së autorit të krimit dhe armë mbajtje pa leje.