Mançester Siti ka marrë një fitore në frymën e fundit kundër Uolvesit në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të në Premier Ligë.
Sfida u zhbllokua në minutën e 7-të nga Larsen ndërsa baraspesha u rikthye në minutën e 33-të nga Gvardiol. Kështu pjesa e parë u mbyll në barazimin 1-1.
Kampionët në fuqi vuajtën shumë për golin e përmbysjes i cili erdhi në minutën e 95-të nga Xhon Stons. Më pas në lojë u fut VAR dhe arbitri konfirmoi që goli ishte i rregullt.
https://hofoo22.fooroomtyv.com/embed/fa3XXMnjJ0Uug
Me këtë fitore, Siti ngjitet në vendin e parë me 20 pikë.