Zbardhet identiteti i viktimës nga zjarri në Burrel. Bëhet fjalë për 41-vjeçaren Fetie Cani, e paralizuar.
Kujtojmë se sot rreth orës 9 e 57 minuta është shfaqur një vatër zjarri në një banesë dy katëshe në qytetin e Burrelit.
Si pasojë e zjarrit, ka mbetur e bllokuar një vajze rreth moshës 40-vjeçare, e cila për fatin e keq ka humbur jetën, për shkak të asfiksimit.
“Mat/Informacion paraprak
Rreth orës 10.00, në qytetin e Burrelit, në banesën e shtetases Sh.C., ka rënë zjarr dhe si pasojë e flakëve e tymit është asfiksuar dhe ka humbur jetën shtetasja F.C, rreth 41 vjeçe(vajza e shtetases Sh.C).
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.