Përveç arrestimit të Ilir Metës, masa sigurie janë dhënë edhe për dy persona të tjerë. Bëhet fjalë për Pirro Xhixhon, i cili është lënë në arrest shtëpie dhe Ema Cokun, e cila është lënë në detyrim paraqitje.
Pirro Xhixho është babai i Erisa Xhixhos, deputete e Partisë së Lirisë.
Meta u arrestua mesditën e së hënës pasi akuzohet për korrupsion të kryer në bashkëpunim në tre raste, për pastrim parash dhe mosdeklarim e fshehje të pasurisë