Në një daleje pë rmediet jahstë ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës,pas dërgimit të tij në bllokun e sigurisë pranë ‘Mine Pezës’, Gjokutaj tha se goditja e tij është politike, ndërsa fajëson dyshen Rama-Dumani dhe ish- bashkëpunëtorët e Metës, mbi atë se çfarë ndodhi sot.
Gjokutaj shton se hetimi për Metën është nisur që prej 5 vitesh, ndërsa thotë se presidenti i PL, Ilir Meta është i vendosur të përballet me akuzat në adresë stë tij, të cilat i konsideron politike.
Deklarata:
Isha në takim me Metën, ka mbërritur këtu pas një rrëmbimi banditesk në rrugë, sjellje tejet jo ligjore. Ndodh me një person që ka dhënë disa herë shpjegime në SPAK. Kjo çështje ka 5 vite kur po e godasin sot, është moment politik. Dysha Rama-Dumani dhe me mashat e Ramës, ish bashkëpunëtorët e Metës, kanë marrë një vendim të tillë.
Qëndrimi i tij është i qartë, i vendosur të përballet me procesin, është krejt i qartë për çfarë bëhet fjalë dhe të sqarojë rrethanat që s’kanë lidhje me të.
Do të bëhet njëherë verifikimi më pas do të shkohet me raste të tjera. S’e kam lexuar ende vendimin e gjyqtarit Erion Çela, është për 3 vepra penale. Korrupsion pasiv, pastrim parash dhe pasuri.
Mënyra si është arrestuar, banditeske. Rrëmbehet në rrugë ish presidenti, ndërsa mund të ishte thirrur në SPAK.