Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, në deklaratën për media pas arrestimit të ish-bashkëshortit Ilir Meta tha se kreu i PL nuk ka pranuar që ta takojë.
Kryemadhi tha se ka shtatë muaj që nuk flet me presidentin e Partisë së Lirisë. Ajo shtoi se masa e arrestit ndaj Ilir Metës, zhvillon më tej konfliktin e tyre familjar.
Monika Kryemadhi: Kam 7 muaj që nuk flas me Ilir Metën. Nuk kam më komunikim me të. Ai ka objektivat e veta dhe në këtë çështje do punojmë të ndarë.
Pyetje: A do ta vizitoni Ilir Metën në qeli?
Monika Kryemadhi: Meta nuk pranon të më takojë edhe sikur të dua unë. Masa e arrestit zhvillon më tej konfliktin tonë familjar. Nuk ka arrestim më të madh se arresti shpirtëror. Nuk ia uroj askujt konfliktin tonë familjar.