Kryeministri Edi Rama thotë se rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian është e pandalshme për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Gjatë fjalimit në hapjen e kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë, Rama tha se nuk është rastësi që Kolegji Europian u çel në të njëjtën kohë me hapjen e grup kapitullit të parë për negociatat e Shqipërisë me BE-ne.
Edi Rama: Askush nuk do ta kishte besuar që kjo do të ndodhte në kohë kaq të shkurtër…për mua nuk është rastësi që kolegji e çel kampusin pikërisht në momentin që Shqipëria hapi grup kapitullin e parë për negociatat në BE. Yjet e Shqipërisë janë në vijë të drejtë dhe rruga jonë drejt anëtarësimit është tani e pandalshme..Nuk ka kohë më të mirë që të kemi këtë grup studentësh të trajnuar për BE por edhe për BP.