Presidentja e Komisionit Europian, nga Kolegji Europian në Tiranë, është shprehur se ky qytet është pararoja e integrimit europian.
Duke iu drejtuar studentëve, Von der Leyen u shpreh se studentët janë udhëheqës të Europës së sotme dhe të nesërme.
“Jemi në një moment historik të Europës, dhe sërish familja jonë për përgatitet për ribashkimin e saj, ku do të bëhen bashkë të gjithë popujt që jetojnë ndërmjet detit të zi dhe atij Adriatik. Javën e shkuar, negociatat e Shqipërisë për anëtarësim kanë hyrë në një fazë të re. Hapëm grup kapitujt e çështjeve themelore dhe nëse bëjmë punë të mirë, të gjithë grup kapitujt mund të hapen brenda vitet të ardhshëm.
Tirana është pararoja e integrimit europian dhe ju të dashur studentë jeni udhëheqës të Europës së sotme dhe të nesërme. Kjo ka për të qenë një dritare për të ardhmen tuaj”, tha presidentja e KE.