Pamjet që shihni janë të magazinave ku fshihej droga, e cila u zbulua ditën e sotme në fshatin Voskop të Korçës gjatë një aksioni policor.
Burime nga policia bëjnë me dije se këto ambiente janë vendi dytësor, pasi droga është transportuar nga njëri vend në tjetrin.
Dyshohet për disa të arrestuar, mes tyre mësohet se janë edhe gra.
Të gjithë të arrestuarit ndodhen në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, ndërsa policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Droga e cila është në sasi të komsiderueshme është ende duke u peshuar.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me aksionin anti-drogë.