Policia ka nisur verifikimet pas denoncimit në rrjetet sociale për çamçakëzin që përgjum fëmijët në shkolla.
Një mësuese në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë ka lajmëruar prindërit e nxënësve të një klase, pasi është identifikuar një substancë që ka formën e një çamçakëzi dhe që përdorej nga disa nxënës. Mësuesja ka konstatuar se nga përdorimi i këtij “çamçakëzi” fëmijët pësojnë një gjendje përgjumjeje dhe është e dëmshme. Pas denoncimit në rrjete sociale, Policia ka nisur menjëherë verifikimet se për çfarë bëhet fjalë.