Një 15-vjeçare ka tentuar të vetëvritet brenda ambienteve të një hoteli në qytetin e Korçës.
E mitura nga Burreli raportohet se ka konsumuar një sasi medikamentesh në hotel.
Ajo është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
“Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori, pasi një shtetase 15 vjeçe, banuese në Burrel, ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi medikamentesh, në ambientet e një hoteli. Aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.
Nuk dihen arsyet që kanë çuar 15-vjeçaren drejt këtij akti.