Një supermarket në Lezhë ka rënë pre e hajdutëve, pak pas mesnatës të së dielës.
Pak pas mesnate hajdutët kanë hyrë në supermarket dhe kanë vjedhur kasafortën e marketit.
Mësohet se autorët janë larguar me një shumë të konsiderueshme prej 3 mln lekësh.
Burime nga grupi hetimor bënë me dije se kanë qenë disa persona të cilët kanë hyrë me forcë nga dera e pasme e supermarketit.
Policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë së biznesit për të bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe rindërtimin e ngjarjes.