Interpol i Emirateve të Bashkuara Arabe në Abu Dhabi ka konfirmuar arrestimin e Durim Bamit.
Durim Bami pritet të sillet në Shqipëri me të njëjtë mënyrë që u dërgua Plaurent Dervishaj.
Durim Bami është shpallur në kërkim nga SPAK në muajin maj, si i përfshirë në kultivimin e parcelave të drogës në zonën e Fushë-Krujës, sigurimin e kushteve për të vrarë ish-deputetin e PS në Lezhë, Arben Ndoka si dhe sigurimin e kushteve për të vrarë dy miqtë e Ervis Martinaj, Erigers Mihasin dhe Tori Xheçukën.