Autoritetet gjermane kanë zhvilluar një operacion special në një lagje të Hamburgut, ku kishte dyshime se në një restorant të zonës kishte aktivitet të lëndëve narkotike.
Rreth orës 20:00 tetë makina policie përfshirë ato civile ndaluan para restorantit “Knallermann”, brenda të cilit operonte një grup shqiptar që shiste kokainë.
Sipas mediave gjermane raportohet se grupi shqiptar i përbërë nga 10 persona, dy prej të cilëve pa dokumenta e shisnin lëndën narkotike për 50 euro një gram.
Nga kontrollet në ambientin e bastisur nga policia u sekuestruan 45 gramë kokainë dhe një automjet që u përkiste të dyshuarve.