Prej orës 17:00 opozita po proteston në kuadër të mosbindjes civile duke bllokuar 6 pika kryesore në të gjithë vendin.
Një nga pikat ku mbështetës të opozitës janë mbledhur duke bllokuar aksin rrugor është ajo te ish-sheshi Shqiponja.
Pikërisht në këtë pikë, një prej protestuesve mban në duar një pankartë, që i referohet burgosjes së ish-deputetit Ervin Salianji.
‘Denoncuesi në burg, mafia në pushtet”, shkruhet në pankartë, ku në njërën anë qëndron foto e Salianjit dhe në tjetrën fotot e personazheve që janë denoncuar nga ish-deputeti demokrat, që prej disa javësh ndodhet i burgosur.